All for Joomla All for Webmasters

BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE

. Posted in Familja islame.

Pin It

... Burri me mençurinë, me pjekurinë që i ka dhënë Allahu i lartësuar, me formimin e shëndetshëm që duhet të ketë marrë në familje, në xhami, në gjirin e ymetit islam, do të arrijë, me ndihmën e Allahut të lartësuar, që me një fjalë të mirë, me një buzëqeshje, me një premtim të mirë dhe të bukur të fitojë zemrën e gruas, nga njëra anë, sepse gruaja për nga natyra e saj është e ndjeshme, është paqësore dhe ka mundësi burri që ta bëjë për vete.

Nga ana tjetër, ka mundësi që dhe prindërve t’ua plotësojë të drejtat, t’u plotësojë kërkesat, t’u shërbejë, t’i ndihmojë, të gjendet pranë tyre. Dhe kështu, të kalojë situatat e vështira dhe t’i shuajë problemet.

Por, në vendin tonë, në shoqërinë tonë, vijnë shumë probleme për shkak se njerëzit janë larg mësimeve të fesë islame dhe një pjesë e mirë e njerëzve nuk kanë mundësi të menaxhojnë situatat e vështira. Madje, ka njerëz që e quajnë për burrni që të braktisë prindërit dhe të merret me hallet e familjes së vetë (d.m.th: bashkëshortes, fëmijëve e kështu me radhë). Allahu na ruajt! Këta njerëz janë njerëz pa turp, njerëz që nuk kanë mirënjohje, Allahu na ruajt!

Kështu që, problemet në shoqërinë tonë vijnë për shkak se njerëzit nuk njohin të drejtat, nuk njohin detyrimet, nuk kanë formimin e shëndetshëm, nuk janë edukuar në gjirin e familjes së shëndetshme, (ka njerëz të tillë, nuk flasim për të gjithë njerëzit) nuk janë formuar siç duhet në xhami, të dëgjojnë këshilla, të mësojnë detyrimet, të mësojnë të drejtat, të mësojnë sjelljen, të mësojnë se si duhet të sillen me prindërit, me bashkëshorten, me fëmijët, me njerëzit në rrugë e kështu me radhë...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" - Peace TV Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

04.09.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com