All for Joomla All for Webmasters

GRUAJA DHE PRINDËRIT

. Posted in Familja islame.

Pin It

... Allahu, subhanehu ue teala, në Kuran na ka caktuar të drejtat e grave dhe na ka porositur që të sillemi mirë me gratë. Feja islame i ruan të drejtat e grave. Prandaj Allahu i lartësuar ka thënë në Kuran: “Silluni me gratë me të mirë. Bëni jetë të mirë me gratë duke u shprehur atyre dashuri, duke respektuar të drejtat e tyre, duke u plotësuar kërkesat e ligjshme grave. Dhe në qoftë se lind ndonjë mosmarrëveshje, nëse urreni diçka tek gratë (p.sh: urren burri një sjellje të gruas, urren ndonjë veprim të saj) bëni durim, sepse mbase ju urreni diçka, por Allahu i lartësuar ka për të sjellë mirësi të shumta”

Kur njeriu bën durim dhe i menaxhon situatat e vështira me pjekuri, me mençuri, pa nxitim, Allahu i lartësuar ka për t’ia mundësuar që të rregullojë situatën, t’i ndreq punët që punët të shkojnë ashtu siç duhet dhe do të bëhet mirësi e madhe, sepse familja, kjo ndërtesë, do të bëhet solide, bi idhnilahi subhanehu ue teala.

Pra, ajeti i Kuranit ka caktuar të drejtat e grave, por e drejta e prindit ka përparësi, sepse lidhja e fëmijës me prindin është lidhje gjaku, është lidhje fizike, është lidhje shpirtërore, është lidhje gjenealogjike (d.m.th: është lidhje prejardhjeje, fëmija e ka prejardhjen nga prindërit).

Ndërsa lidhja me gruan është lidhje dashurie, lidhje mëshire, lidhje familjarizimi, lidhje harmonie. Dhe po t’i vëmë në peshore këto dy lidhje, njeriu i mençur arrin të kuptojë se lidhja e fëmijës me prindin ka peshë më shumë, është më e rëndësishme, është më e madhe, prandaj e drejta e prindit ka përparësi.

Në qoftë se lind mosmarrëveshja mes gruas dhe prindërve të burrit, burri duhet të përpiqet që të rregulloj situatën, ta shuaj problemin, t’i ulë tensionet, t’u caktojë secilit të drejtat, duke i dhënë përparësi prindërve...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" - Peace TV Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

08.09.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com