All for Joomla All for Webmasters

PRINDËRIT DHE BIZNESI

. Posted in Familja islame.

Pin It

... Mos i kundërshto prindërit, qoftë edhe nëse ata të urdhërojnë që të dalësh nga familja dhe pasuria. Pra, mos i kundërshto prindërit, mos u bëj i pabindur ndaj prindërve, qoftë edhe nëse kërkesa e prindërve do të thotë që të humbësh pasurinë. P.sh.: dikush ka një biznes në një vend evropian, prindërit i ka këtu në Shqipëri dhe janë në moshë të thyer, janë të moshuar, kanë nevojë për shërbim, kanë nevojë për respekt, duan qe t’i kenë nipërit dhe mbesat aty, se thotë pak vite na kanë ngelur, apo kur i dihet se e kemi vdekjen, mund ta kemi shumë afër  duam që t’i kemi këtu pranë dhe i japin urdhër fëmijës së tyre: ne duam që të jesh këtu me ne. Nuk na hyn në punë pasuria jote, biznesi që ke bërë diku në Francë, Gjermani, Britani apo në Amerikë. Ne të duam këtu! Pasurinë ne nuk e shohim as nuk e shijojmë, ne duam që të kemi fëmijët këtu, duam që të na shërbesh, të na gjendesh pranë, e kështu me radhë.

Ky fëmijë çfarë duhet të bëjë? Të ruaj biznesin dhe pasurinë atje apo të vijë dhe të respektojë prindërit këtu?

Kush kërkon xhenetin, kërkon kënaqësinë e Allahut, vjen dhe respekton prindërit, qoftë dhe nëse e humb pasurinë atje nëse s’ka mundësi tjetër, sepse ndoshta njeriu mund të gjejë mundësi që edhe biznesin mund ta ruajë atje edhe të qëndrojë me prindërit, të jetojë me prindërit këtu. Por, nëse nuk ka mënyrë tjetër, le ta shesë biznesin apo qoftë dhe le ta humbë atë, vetëm e vetëm që të ruajë lidhjen me prindërit. Këtë e solla sa për shembull, se të gjitha situatat duhet t’i shohim.

Në qoftë se kërkesat e pasurisë, apo të pasurimit bien ndesh me kërkesat e prindit, ka përparësi kërkesa e prindit, le të humbë pasuria. Kjo është porosia e fesë islame. Shumë fëmijë nuk e kanë parasysh këtë dhe thonë: “Vallahi, e di që duhet me respektuar prindërit, prindërit kanë detyrime, por ça të bëjë jam në punë, kam biznesin, kam hallet, kam problemet e mia, prindërit le të shkojnë në azil, le të shohin punën e tyre” Ky njeri, nuk ka mirënjohje ndaj prindërve, ky nuk e ka respektuar prindin, ky nuk e ka kuptuar se ç’do të thotë të jesh i bindur ndaj prindit...

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" - Peace TV Shqip

E solli në versionin e shkruar: Burimijetes.com

28.09.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com