All for Joomla All for Webmasters

ÇFARË U NEVOJITET PRINDËRVE PAS VDEKJES?

. Posted in Familja islame.

Pin It

Allahu i lartësuar nuk na ka urdhëruar thjesht që t’i respektojmë prindërit në të gjallë të tyre, por edhe pas vdekjes. Edhe pas vdekjes të kujtojmë të mirat e tyre, të vlerësojmë kontributin e madh të tyre, angazhimin e jashtëzakonshëm të prindërve për ne, duke bërë lutje për ta, duke kërkuar mëshirë për ta, duke kërkuar falje për ta.

Kur vdes njeriu i ndërpriten punët, përveç punëve të fëmijës së mirë për prindërit e tyre. Punët e fëmijës së mirë i arrijnë prindit.

 Njeriu pas vdekjes ka nevojë të madhe, sepse njehu është në udhëtim. Është në udhëtimin e jetës pas vdekjes. Në këtë udhëtim njeriu ka nevojë për punë të mira. Në këtë udhëtim njeriu ka nevojë për pajisje që ta ketë të lehtë udhëtimin.

Por dihet që njeriu vdes dhe pas vdekjes në përgjithësi njerëzit kanë pak punë të mira. Pas vdekjes njerëzit udhëtimin e kanë të vështirë, në përgjithësi. Kështu që prindi ka nevojë për lehtësi të udhëtimit, ka nevojë për pajisje që të vazhdojë udhëtimin dhe lutja që bën fëmija për të, mëshira që kërkon fëmija për të i mbërrin prindit.

Ismail Bardhoshi

Shkëputur nga emisioni "Të drejtat në Islam" Peace TV Shqip

Burimijetes.com

04.08.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com