All for Joomla All for Webmasters

POROSIA E ALLAHUT PËR PRINDËRIT NDAJ FËMIJËVE TË TYRE

. Posted in Familja islame.

Pin It

Allahu i Lartësuar thotë:

“يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلَادِكُمْ ..."

"Allahu ju urdhëron kështu për fëmijët tuaj..."

Allahu i Lartësuar u drejtohet me këtë porosi të gjithë atyre që janë prindër, të cilët Ai i ka begatuar me fëmijë:

Allahu ju ka dhuruar këtë mirësi (fëmijët), por ju ka ngarkuar edhe me përgjegjësi për ta.

Ai jua ka lënë fëmijët në kujdesin tuaj, ndërkohë ju keni detyrime kundrejt tyre.

Ju duhet të kujdeseni si për fenë, ashtu edhe për çështjet e dynjasë së tyre!

Ju duhet t'i mësoni dhe t'u jepni edukatën më të mirë!

Ju duhet t'i ndaloni ata nga çdo gjë që dëmton besimin dhe dynjanë e tyre!

Ju duhet t'i brumosni me dashurinë për Allahun dhe me bindje ndaj urdhrave të Tij!

Ju duhet t'i edukoni që gjithmonë dhe në çdo situatë të jenë të devotshëm dhe të përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu siç thotë në një ajet tjetër:

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ "

" O ju që keni besuar, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një Zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët...!!" Tahrim, 6.

Kështu, Allahu i Lartësuar na ka porositur për t'u kujdesur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Ne duhet të plotësojmë dhe të çojmë në vend këtë porosi, në të kundërt nëse e shpërfillim, do të meritojmë ndëshkim të rëndë!

“Tejsir El-Kerimir-rahman fi tefsir kelam El- Men'nan”

Burimi Jetës

12.05.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com