All for Joomla All for Webmasters

FËMIJËVE DUHET T'UA MËSOJMË RREGULLAT TË ARGUMENTUARA

. Posted in Familja islame.

Pin It

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- thotë:

Fëmijëve duhet t'ua mësojmë rregullat të argumentuara p.sh.: nëse i kërkon fëmijës të thotë  "Bismil-lah" në fillim të ngrënies dhe në fund të saj "Elhamdulil-lah", ia ke mësuar një formë. Por nëse e mëson se ne themi " Bismil-lah" në fillim dhe " Elhamdulil-lah" në  mbarim të ngrënies, kjo veprohet kështu ngaqë Profeti ﷺka thënë:

" Allahu kënaqet nga robi që ha dhe pi diçka dhe pastaj e falënderon Atë për këtë" (Muslimi fi dhikër ue dua)

Nëse i bën këto, ke përfituar dy gjëra të dobishme:

E para: E mëson fëmijën të ndjekë rregulla të argumentuara fetarisht.

E dyta:E edukon atë me dashurinë për Profetin ﷺdhe me parimin se Profeti ﷺështë prijësi që duhet pasuar dhe këshillat e tij i kemi detyrë t'i marrim.

Shumë prej njerëzve janë të shkujdesur ndaj kësaj metode, duke u mësuar fëmijëve vetëm rregullat, pa i lidhur ato me burimet e tyre: Kuranin dhe Sunetin.

“El- Kaulul Mufid Ala Kitabi Et-teuhid” 2/423

Burimi Jetës

22.05.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com