All for Joomla All for Webmasters

KARAKTERI I GRUAS SË NDERSHME

. Posted in Familja islame.

Pin It

T'i dojë e t'i respektojë urdhrat e Allahut të Lartësuar.

T'i kryejë të drejtat ndaj Allahut të Lartësuar si: namazin, zekatin, agjërimin e Ramazanit, të mbrojë vetveten, të mos shohë gjëra të cilat janë të ndaluara  për të..., etj.

Të nderojë dhe të respektojë burrin e saj, në çdo gjë që nuk bie në kundërshtim me të drejtat e Allahut të Lartësuar.

Të ruajë dhe mbrojë vetveten dhe nderin e saj kur nuk është burri i saj në shtëpi, ta ruajë nderin dhe vetveten prej duarve të huaja, prej syrit të huaj që mos ta shohin, prej veshëve të huaj  që mos ta dëgjojnë zërin e saj të zbukuruar dhe gjithashtu duhet të ruajë dhe të kujdeset për  shtëpinë e burrit, fëmijët dhe pasurinë e tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Gratë e mira janë respektuese, besnike ndaj të fshehtës, me atë që Allahu i bëri të ruajtura." En-Nisa, 34.

Shejh Sa'di -Allahu e mëshiroftë - thotë:

"Domethënia e këtij ajeti është se dëgjueshmëria ndaj Allahut dhe ndaj burrit të saj është për atë rast kur ai nuk është prezent e ajo e ruan vetveten dhe gjërat e burrit të saj." (Tefsir Kerimur Rahman 1/344)

Pejgamberi-alejhi salatu ue selam- ka thënë: "Gruaja e cila i fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, ruan vetveten dhe respekton burrin e saj, në ditën e Gjykimit asaj i thuhet: hyr në xhenet prej cilës derë dëshiron!" (Hadithi është i saktë, Albani)

“Cilësitë e gruas së ndershme” 20

Burimi Jetës

17.07.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com