Kërkoi djali prej babait te tij t'ia përmbledhë jetën e tij dhe eksperiencën e jetës në disa fjalë:
I tha babai: A ke durim të dëgjosh ?
I tha djali: – PO.
I tha:
Biri im!
Nëse kritikon dikë shikoje me syrin e bletës e cila nuk shikon vetëm se të bukurën dhe jo me syrin e mizës e cila nuk shikon vetëm se pisllëkun!
Nëse të sulmojnë njerëzit e ti je në të drejtë gëzohu,sepse ata me këtë sulm të thonë ty se je i suksesshëm dhe se nuk gjuhet vetëm se pema me fruta...
Biri im!
Do të mësoj se luani nuk është bërë mbreti i pyllit sepse ulërin fort, por sepse ai kurrë nuk ha gjahun e dikujt tjetër sado që të jetë i uritur. Prandaj kurrë mos vidh mundin e të tjerëve se ai të humb.
Do të shkojmë tani tek hardhuca të shikosh me sytë e tu hilet e saj! Ajo e ngjyros lëkurën e saj sipas vendit ku qëndron... që te mësosh se edhe në shoqërinë njerëzore ka të tilla mostra...
Biri im!
Mos u gëzo me fatkeqësinë e të tjerëve dhe kurrë mos u tall me pamjen e askujt, sepse njeriu nuk ka krijuar veten dhe dije se me këtë tallje ti me të vërtetë nuk tallesh me të por tallesh me ATË që e ka krijuar.
Përktheu: Flutura Gurra
Burimi Jetës
04.01.2017