All for Joomla All for Webmasters

A LEJOHET TË JAPIM DHURATA PËR DITËLINDJE?

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selamu alejkum. Hoxh Allahu ju shperblefte me xhenetul firdaus. A lejohet me dhane dhurate dikuj per ditelindje mirepo edhe nese ajo e konsideron si dhurate ditelindje ti ja dhuran p.sh per hir te Allahut me afru me ja ba qefin e jo se e ka ditelindjen edhe pse ato e kuptojn ashtu. P.sh me ja dhuru nusja vjerres etj. Sepse per mi afru per hir te Allahut me ja ba qefin si nane e burrit apo motres apo... Allahu ju nderofte!

 

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!

Çdo lloj veprimi që mund të jetë i lejuar në pamje të jashtme mirëpo çon në nënkuptimin e bidatit bëhet i ndaluar apo bëhet shkak për manifestimin e një harami bëhet i ndaluar dhe mësoje se Allahu s'mund të kënaqet ndërkohë që hidhërohet. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

10.07.2008

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com