All for Joomla All for Webmasters

SI TE VEPROJMË NËSE DIKUSH E SHAN MUHAMEDIN

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Selamu alejkum! Çka me vepru une nëse dikush e shan Muhamedin a.s ne sy tim? A kam drejt me ju kundërvu me mbyt ate qafir apo si me vepru nëse balle meje e shan Muhamedin a.s.

 

Pergjigje: Ue alejkumus-selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Madherimi i fese se Allahut eshte themel prej themeleve te besimit qe buron prej zemres se muslimanit, e kjo nuk mund te ndodhe vetem prej zemrave te sinqerta dhe te verteta ne besimin e tyre dhe prej madherimit te fese se Allahut eshte edhe respekti, nderimi, perkrahja dhe ndihmimi i pejgamberit te Allahut salallahu alejhi ue selem. Allahu i Madheruar ka thene: "Ne te kemi derguar ty o Muhamed deshmitar, pergezues dhe paralajmerues. Qe te besoni Allahun dhe te derguarin e Tij e ta ndihmoni e nderoni si dhe Allahun ta lartesoni ne mengjes e ne mbremje" El-Fet'h 8-9.

Nese muslimani gjendet ne nje ambient ku mohohet Allahu i Madheruar, apo i derguari i Tij salallahu alejhi ue selem, apo feja e Tij, atehere e ka per detyre qe ta ndryshoje ate te keqe qe behet ne ate ambient e nese nuk mundet e ka obligim qe te largohet prej tij, Allahu i Madheruar thote: "Allahu ne liber u ka zbritur qe nese degjoni ajetet e Allahut te mohohen apo te tallet me to, te mos uleni me ata njerez derisa te ndryshojne biseden e tyre, ne te kundert ju jeni si ata dhe Allahu munafiket dhe qafiret do t’i bashkoje ne zjarrin e xhehenemit."
Keshtu qe i nderuar pyetes, nese muslimani degjon te shahet Pejgamberi salallahu alejhi ue selem duhet ta ndryshosh ate te keqe mesa mundesh, pa shkaktuar dem me te madh sesa ndryshimi i te keqes qe po ndryshon, sepse i derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: "Kush shikon prej jush dicka te keqe, ta ndryshoje me doren e tij, nese nuk mundet atehere me gjuhen e tij e nese nuk mundet atehere me zemren e tij dhe ky eshte besimi me i dobet."

Nga ky hadith kuptohet qarte qe per cdo te keqe qe muslimani shikon duhet te reagoje per ndalimin dhe ndryshimin e saj, nepermjet dores, apo gjuhes nese nuk eshte e mundur me dore e nese nuk mundet as me te paren e te dyten, atehere ta urreje ne zemren e tij dhe te mos lejoje qe zemra e tij ta pranoje te keqen dalengadale. Sigurisht qe dijetaret e umetit kane folur gjate dhe kane vendosur rregulla per ndryshimin e se keqes, por une po te permend dy:

1. E keqja ndryshohet atehere kur njeriu ka mundesi ta ndryshoje ate, si p. sh.: te jete ne zonen e autoritetit te tij apo te kete pushtet qe ia mundeson ndryshimin e te keqes. P.sh.: prindi me femijet e tij, kryefamiljari ne familjen e tij, mesuesi me nxenesit e tij, hoxha ne xhematin e tij, drejtori tek vartesit e tij, drejtuesit e vendit ne vendin e tyre etj.
2. E keqja ndryshohet atehere kur nuk prodhon nje te keqe me te madhe sesa vete e keqja qe po perpiqet te ndryshoje personi, ne te kundert nuk lejohet ndryshimi i kesaj te keqeje, sic permendin dijetaret e umetit ndalimin qe ka zbritur Allahu ne Kuran per sharjen e idhujve ne veshet e idhujtareve, sepse kjo mund te shkaktoje nje te keqe me te madhe qe eshte sharja qe mund t’i bejne idhujtaret Allahut, si kunder reagim ndaj besimtareve.
Mendoj se muslimani kur degjon dike te shaje pejgamberin salallahu alejhi ue selem pertej dhimbjes dhe carjes se zemres se tij kur i degjon ato fjale, duhet te kuptoje nese personi qe e shan Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, e shan sepse eshte i keqinformuar rreth pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe mendon se me kete akt ai po perflet nje te keqe prej te ciles njerzit duhet te ruhen, e nese eshte kjo kategori njerzish atehere duhet te perpiqet qe ketij njeriu ti qartesoje se kush eshte ne te vertete i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem cili ka qene mesazhi i tij, cili ka qene morali i tij me njerzit e ndryshem, si ishte jeta e tij e perditshme si ne familje dhe jashte saj, me shpresen qe Zoti i Madh kete njeri te keqinformuar do ta udhezoje tek e verteta e ne mos atehere te jete i qarte se cili eshte ne te vertete Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe te mos tentoje here tjeter ta ofendoje.
Apo e shan sepse eshte armik inatci ndaj Islamit dhe pejgamberit te Allahut salallahu alejhi ue selem, e nese eshte prej kesaj kategorie atehere shihet nese ndaj ketij personi ka pushtet dhe autoritet ose jo; nese ka autoritet atehere te vere ne funksion autoritetin e tij ndaj ketij personi duke marre masa, p.sh.: nese e ka punetor te tijin ta largoje nga puna, nese e ka femije te tijin atehere ta edukoje qe mos ndodhe prej femijes se tij here tjeter kjo gje, ne te kundert ta ndaje e ta largoje, nese eshte ne moshe madhore. Ndersa nese nuk ka mbi te autoritet atehere te mjaftohet duke e friksuar kete person me ndeshkimin e Zotit dhe duke u larguar prej tij, ose largim te plote nese mundet dhe eshte e dobishme, ose largim te pjeseshm derisa personi te ndryshoje qendrimin e tij nga tallja e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem publikisht dhe shprehimisht.

Ndersa persa i perket mbytjes se qafirit per shkak te sharjes se Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, mund tu them se ekzekutimi i njerzve eshte kompetence qe Allahu ia ka dhene gjykatesve per te marre vendimin dhe shtetit per ta zbatuar kete vendim te gjykates, ndersa individet e tjere nuk e gezojne kete te drejte brenda shtetit Islam, sepse hapja e kesaj porte do te krijonte anarshi dhe padrejtesi pa kufinj e nese nuk e gezojne brenda shtetit Islam kete te drejte, atehere jashte shtetit Islam ndalimi per ekzekutimin e njerzve eshte edhe me i perforcuar. Si rrjedhoje nuk lejohet vella qe te mbytesh dike qe shan Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, por askush nuk te ndalon qe ti kerkosh Allahut qe te hakmerret ndaj cdo njeriu qe shan dhe fyen te derguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem.
Çfare mund te beje muslimani per te mbrojtur pejgamberin salallahu alejhi ue selem? Mund te beje muslimani shume gjera per te ndihmuar pejgamberin salallahu alejhi ue selem, po permend disa prej tyre:

1. Te mbushe muslimani zemren e tij me besim, dashuri, shprese dhe frike per Allahun e Madheruar dhe gjymtyret e tij te reflektojne ate qe muslimani ka ne zemer.
2. Te njohe muslimani mbi dije te qarte e te sigurt Allahun e Madheruar, fene e Tij dhe te derguarin e Tij.

3. Te thellohet muslimani ne njohjen e personaliteti te Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe historise se tij te lavdishme qe te jete i afte ta respektoje, ta nderoje dhe ta ndihmoje te Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem.

4. Te ndjeke muslimani rrugen e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, si ne besim, adhurim, moral, bashkepunim me te tjeret e deri tek detajet me te vogla ne jeten e tij te perditshme, qe te jete vertetues me fjalet dhe veprat e tij per pretendimin e dashurise se pejgamberit salallahu alejhi ue selem si dhe te jete shembull ne ambientin ku jeton e punon, qe njerezit te kuptojne se ndjekesit e Muhamedit jane kaq shembullore vetem sepse kane basuar Allahun e Madheruar dhe Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

5. Te nxise muslimanet me format me te mira qe te njohin Pejgamberin e tyre ashtu sic permenda pak me lart dhe te jete jeta e tyre ashtu sic deshiron Allahu i Madheruar dhe ashtu sic e jetuar i Derguari i Allahut ate ne perditshmerine e tij.

6. Te mundesojne njohjen e shoqerise ku jetojne me jeten dhe historikun e Muhamedit salallahu alejhi ue selem qe te kuptojne se ai eshte shembulli me i mire per nje shoqeri qe deshiron te jete shoqeri e shendoshe me vlera dhe virtyte te larta.

Dhe se fundi vella, i derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: "Butesia nuk gjendet tek dicka vetem se e zbukuron ate e nuk hiqet prej dickaje vetem se e shemton ate."
Shumica e njerezve jane injorante rreth njohjes se Muhamedit salallahu alejhi ue selem keshtu qe eshte detyre jona t’i njohim ata me te derguarin dhe te dashurin e Allahut salallahu alejhi ue selem, pa na trembur ne fene e Allahut asgje.

Allahu na befte te drejte, te sakte, te sinqerte dhe te vertete kurdohere, qofte edhe kunder veteve tona, nese kemi bere padrejtësi!


Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!


Vellai juaj

Bilal Shkrepi

Burimijetes.com

23.03.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com