All for Joomla All for Webmasters

A LEJOHET DHËNIA E ZEKATIT TË FITRIT NË DHJETË DITËT E PARA TË RAMAZANIT?

. Posted in FETVA.

Pin It

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë!- thotë:

Zekati i fitrit quhet kështu, sepse ndërprerja e agjërimit është shkak  për të. Pasi ndërprerja e agjërimit të

Ramazanit është shkak i kësaj lëmoshe, atëherë kjo lëmoshë  duhet të jetë në një kohë  me ndërprerjen e agjërimit e jo para saj.

Koha më me vlerë për të dhënë këtë zekat është dita e bajramit, para namazit tw Bajramit.

Por lejohet të jepet një ose dy ditë para bajramit, për shkak të lehtësimit që i ofrohet dhënësit dhe marrësit. Ndërsa të jepet  para kësaj kohe,  mendimi më i saktë është se nuk  lejohet.

Nga kjo kuptojmë se dhënia e sadakatul fitrit ka dy kohë:

kohë në të cilën lejohet d.m.th. një apo dy ditë para Bajramit.

koha më me vlerë d.m.th.  ditën e Bajramit para namazit.

E sa i përket vonimit të tij deri mbas pas namazit, nuk lejohet dhe nuk e shlyn këtë sadaka.

Për këtë bazohemi  në hadithin që e transmeton Ibn Abazi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- :

"Kush e jep atë para namazit, ai është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, ajo është si çdo sadaka tjetër." (Ibn Daudi 1609 dhe Ibn Maxhe 1827 )

Prej kësaj bën përjashtim rasti me njeriun, i cili nuk e ka ditur se është ditë Bajrami, sikurse të banoj në largësi dhe nuk informohet përveçse vonë apo diçka e ngjashme.

Në këtë rast nuk prish gjë që ta japw këtë zekat pas namazit të Bajramit dhe e shlyen kjo sadakatul fitër.

“Pyetje  dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit”  Muhamed El-Uthejmin /370-271

Burimi Jetës

01.07.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com