All for Joomla All for Webmasters

FLOKËT, QIMET, THONJTË NË KËTË DHJETËDITËSH

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Kam dëgjuar nga disa njerëz se nuk lejohet personit të presë flokët (apo të shkul qimet) dhe thonjtë e tij në dhjetëditëshin e parë të Dhulhixhes. A është e saktë kjo fjalë që kam dëgjuar?

 

Përgjigje: Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Nëse personi dëshiron të bëj kurban, atëherë ai nuk duhet të pres thonjtë, flokët dhe as lëkurën e tij derisa të ther kurbanin, pas hyrjes së muajit (Dhulhixhe). Bazuar në atë që saktësohet në “Koleksionin e haditheve autentike” të Muslimit nga Ummu Selemeh radijAllahu anha; nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:

“Kur të futet muaji Dhulhixhe dhe ndonjëri prej jush dëshiron të bëj kurban, atëherë mos të presë asgjë nga flokët (qimet), thonjtë dhe lëkura e tij.”

E nëse ai nuk do bëj kurban, atëherë nuk ka asgjë dhe i lejohet t’i veprojë këto gjërat si në dhjetëditëshin e Dhulhixhes ashtu dhe në ditët (e muajt) e tjerë.

“Fetaua nurun ala ed-derb”

 Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

03.09.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com