All for Joomla All for Webmasters

HAXHI ËSHTË ARAFATI

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetje: Personi pyet në lidhje me hadithin e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Haxhi është Arafati (qëndrimi në të).”

 

Përgjigje: Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!):

Haxhi është Arafati d.m.th.: shtylla më madhore e haxhit është Arafati (qëndrimi në të). E nuk është për qëllim se i gjithë rituali i haxhit është në Arafat. Jo, ngase Arafati është vetëm një nga shtyllat e haxhit. Qëndrimi në Arafat është një shtyllë e vetme nga shtyllat e haxhit. Por, ai (qëndrimi në Arafat) është më i rëndësishmi i tyre. Siç është p.sh.: fjala e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Lutja është adhurim.” D.m.th.: lutja është prej llojeve më të mëdha të adhurimit.

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetës

08.09.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com