All for Joomla All for Webmasters

PUNA NË INTERNET

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetja:: Selam alejkum ve Rahmetull-llahu ve berekatuhu! Punoj ne 1 internet mirepo kam edhe bilardo qe vetem jap gjitona ju lutem me sqaroni a kam gjinah ne kete pune. All-llahu ju shperblefte te gjithve qe kontriboni per kete Fe!

 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus- selam ue rahetullahi ue berakatuhu!

Nëse vendi që ju punoni (interneti) futen njerëz dhe e përdorin atë në gjëra të pamoralshme (të pista), të cilat janë të ndaluara; dhe në bilardo lozin njerëz që vejnë baste ose lozin dy persona dhe e vendosin që kush humbet paguan, atëherë kjo nuk lejohet, sepse futet në gjykimin e bixhozit dhe të gjitha  këto janë gjynahe, duke shtuar çfarë mund të ketë aty prej gjynaheve të tjera, themi që nuk lejohet të punohet dhe të qëndrohet në këtë vend. Allahu thotë në Kuran:

"Dhe kur (ti o Muhamed) i sheh ata të cilët merren me biseda të kota për ajetet tona të Kuranit duke u tallur me to, largohu prej tyre derisa ta të kalojnë në një çështje tjetër dhe nëse të bën shejtani që të harrosh, atëherë pasi të kujtohesh mos u ul më në shoqërinë e njerëzve (mosbesimtarë, keqbërës)" En-Aam, 68

S'ka dyshim që gjërat që u përmendën më lart i përfshin ajeti i Kuranit, sepse ajetet e Kuranit kanë ardhur me ndalimin e këtyre gjërave dhe veprimi i tyre është tallje me ajetet e Kuranit.

Shejhul- Islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë- ka thënë një rregull i cili thotë: "Ai që është prezent në një gjynah është sikurse ai që e vepron atë."

Por nëse interneti përdoret për gjërat e dobishme dhe që janë hallall dhe në bilardo futen njerëzit paguajnë lekët për të lozur, por pa e tejkaluar në humbjen e kohës, pra shkurtimisht duke iu larguar atyre gjërave, të cilat i përmendem më lart, atëherë themi nuk është e ndaluar dhe inshaAllah s'ka gjynah.

Lus Allahun që të na forcojë në fenë e Tij dhe të na bëjë të qëndrueshëm në të deri në vdekje. Amin!

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi

Burimi Jetës

Publikimi i parë: 23.06.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com