All for Joomla All for Webmasters

Disa argumente nxitëse për leximin e Kuranit

. Posted in FETVA.

Pin It

Kuran 2Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

esSelamu alejkum ue rahmetullah !

Allahu me mirësitë bekimet paqen mëshirën e Tij qoftë me ju!


Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.


Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jete jeta.

E në vijim;  e  mora imelin tuaj:

Na tregoni disa argumente nxitëse për leximin e Kuranit, Allahu ju shpërbleftë!  
 
 
Përgjigja ime do të ishte:


1. Ebu Umame (radijall-llahu anhu) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Lexojeni Kur'anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”. (Muslimi) 


2. Abdull-llah ibn Mesudi (radijall-llahu anhu) thotë: Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Kur'ani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të ngjashme me të. Nuk jam duke thënë: Elif Lam Mim, është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë”. (Transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).


3. Nevvas bin Sem'an (radijall-llahu anhu) thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kurani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet”. (Muslimi) 


4. Uthman ibnu Affan (radijall-llahu anhu) thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kuran dhe ia mëson atë dikujt”. (Buhariu) 


5. Ebu Musa El-Esh'ariu (radijall-llahu anhu) thotë se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuranin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu: aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët”. (Muttefekun alejhi) 


6. Umer ibnul Hattabi (radijall-llahu anhu) thotë se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa popuj, ndërsa do t'i ulë disa të tjerë”. (Muslimi)


7. Ibnu Umer ibnul Hattabi (radijall-llahu anhu) tregon se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin dhe ai e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi”. (Muttefekun alejhi)


8. Berra bin Azib (radijall-llahu anhuma) thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t'i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kuranit”. (Muttefekun alejhi) 


9. Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi (radijall-llahu anhuma) tregon se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Poseduesit të Kuranit do t'i thuhet: Lexo dhe hip lart, lexoje ashtu si e ke lexuar në dunja. Vendi yt do të jetë tek ajeti i fundit të cilin do ta lexosh”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë: hadith hasen sahih) 


10. Ebu Musa (radijall-llahu anhu) tregon se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ruajeni Kuranin, betohem në Atë që shpirti i Muhamedit është në duart e Tij, vërtet Kurani zgjidhet më shpejt se sa deveja nga litari i saj”. (Muttefekun alejhi) 


11. Ibnu Umeri (radijall-llahu anhuma) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kuranit është sikurse shembulli i një deveje të lidhur. Nëse kujdeset për të e mban e nëse e lë ik”. (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kuranit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë). (Muttefekun alejhi) 


12. Ebu Hurejre (radijall-llahu anhu) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Allahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kuranin”. (Muttefekun alejhi) 


13. Berra bin Azib (radijall-llahu anhuma) thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) duke lexuar në namazin e jacisë “Uettini uezzejtuni” (suren Tin). Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem)”. (Muttefekun alejhi)


Këto janë disa hadithe po nëse njeriu ia mëson të tjerëve ai merr gjithashtu këto shpërblime pa iu mangësuar asgjë nga shpërblimi i tyre siç është transmetuar në hadith. Jo vetëm kaq po do t’i vazhdojë shpërblimi dhe sevapi edhe pas vdekjes, siç thuhet në hadithin e saktë.

Uallahu aelem! Uesalallahu ueseleme ue bareke ala abdihi ue resulihi Muhamed!   
  

Ahmed Kalaja

Burimi Jetës

Publikimi i parë: 26.06.2009



Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com