All for Joomla All for Webmasters

Imoralitet i "veshur me rrobë ligjore"

. Posted in FETVA.

Pin It

martesa mutaPyetja: Selam alejkum! Dëgjova para disa ditësh në një emision se lejohet martesa me afat kohor. A mund të dimë më shumë rreth kësaj teme? Allahu jua shpërbleftë me xhenet!

Përgjigje: Alejkum selam! Vëlla i nderuar, nuk e di se ku e ke dëgjuar që lejohet martesa me afat kohor të caktuar?!

Ka mundësi që ta kesh dëgjuar nga ndonjë person shiit, pasi ata e lejojnë këtë lloj martese, duke u nisur nga disa argumente që dikur ajo ka qenë lejuar dhe se më pas nuk është ndaluar.

Martesa me afat kohor është haram, ajo është ndaluar nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) ditën kur u çlirua Meka dhe e tillë ka për të mbetur deri në Ditën e Kiametit.

Është e vërtetë se kjo lloj martese nuk është ndaluar menjëherë, por kjo sepse ashtu si shumë harame të tjera, ndalimi i tyre nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme, por hap pas hapi, ashtu dhe kjo gjë është ndaluar në mënyrë të përshkallëzuar.

Martesa me afat kohor të caktuar është denigrim për femrën dhe veç kënaqësive epshore të çiftit nuk plotëson urtësinë për të cilën është ligjëruar nga Allahu martesa.

Pa mendo, nëse do të lindin fëmijë nga kjo martese, si do të jete ecuria dhe përkuesja ndaj tyre? Çfarë dashurie prindërore do të ndiej ai? A nuk krijon kjo martesë premisa që edhe këta fëmijë në të ardhmen të "martohen" në ketë mënyrë? A nuk është kjo "martese" një hap drejt pakësimit të lindjeve, dhe shkatërrimit të familjes, pasi prej saj kërkohet vetëm shfryrja e epshit seksual dhe jo krijimi i një familje dhe edukimi i saj?! A nuk është kjo "martese" vetëm se një lloj imoraliteti i "veshur me rrobë ligjore"?

Justinian Topulli

Burimi Jetës

Publikimi i parë: 28.06.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com