All for Joomla All for Webmasters

Duke menduar se kanë gabuar, kanë frikë për martesën e tyre

. Posted in FETVA.

Pin It

Pyetja: Selam alejkum! Nje moter ka takuar nje vella ne MSN (internet) ka pas kontakte me pretendimin e nje lidhjeje serioze. Pas gjithe atyre kontakteve keta dy te rinje vendosin te takohen, por pa dijenine e pergjegjesit te vajzes. Pas takimit i cili ka qene publik, vajza dhe djali jane pelqyer, por tani te dy kane frike te lidhin fejese apo martese duke menduar se kane gabuar, kane bere mekat qe jane takuar dhe frikesohen se mos ky mekat ne te ardhmen do sjelle probleme ne martesen e tyre... Ata te rinje kerkojne keshilla nga ju hoxhe

 

Përgjigje: Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e vetëve tona e nga të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Ue alejkumus-selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Lidhjet nëpërmjet mesenxherit (internetit) nuk lejohen. Muslimani duhet të largohet nga fitnet dhe rrugët që të çojnë në të dhe s'ka dyshim se fitnja më e madhe janë femrat, siç ka thënë Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-  në hadithin e saktë: "Nuk kam lënë fitne më të madhe për burrat sesa fitnja e femrave."

Por, tani mbasi jeni takuar dhe keni rënë dakord ju dhe familjet tuaja për martesë, atëherë themi që martesa le të bëhet dhe t'i kërkoni falje Allahut për ato që kanë kaluar, sepse pendimi i fal të kaluarat. Dhe me Lejen e Allahut ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk ndikon në martesën tuaj dhe në të ardhmen tuaj dhe kjo, padyshim, është nga mirësitë e Allahut, sepse robi nëse do të llogaritej për ato që kanë kaluar do të shkatërrohej.

Lus Allahun që t'ju dhurojë mirësi dhe begati!

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi

Burimi Jetës

Publikimi i parë: 28.06.2009

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com