All for Joomla All for Webmasters

A është haram ryshfeti në mjekësi për një shërbim më të mirë?

. Posted in FETVA.

Pin It

 

rryshfetPyetja: Esselamu-Alejkum. ALLAHU jua shperblefte per disponibilitetin tuaj.

Ndodh shpesh here ne vendin tone qe mjeket te marrin leke nen dore duke e justifikuar se ato jane "dhurate" nga ana e pacienteve? A eshte e lejueshme kjo gje? Po per pacientet a eshte haram te japin leke nen dore per te pasur nje sherbim me te mire? Allahu ju a shperblefte!

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus- selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!

Kjo që përmendni ju është ryshfet. Ryshfeti është i ndaluar me Kuran dhe Sunet dhe është prej gjynaheve të mëdha. Thotë Allahu në Kuran:

"Dhe mos hani pasurinë e njeri- tjetrit në mënyrë të padrejtë (si në rrugë të paligjshme, vjedhje, grabitje, mashtrime) dhe as mos u jepni ryshfet drejtuesve (ose gjykatësve para se të paraqisni çështjet tuaja tek ata) që në këtë mënyrë ju me vetëdije të mund të gllabëroni pjesë nga pasuria e të tjerëve duke gabuar e duke bërë kështu gjynah të madh" El-Berake , 188.

Transmeton  Ebu Hurejra –radiAllahu anhu- i cili ka thënë: "E ka mallkuar i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- atë që jep ryshfet dhe atë që e merr" (Tranmseton Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Hakim) .

Dhe në një transmetim tjetër : "Edhe atë ndërmjetësin (lidhësin në mes atij që jep dhe atij që merr)."

Transmeton Abdilahi ibn Amru –radiAllahu anhu-  i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që e jep ryshfetin dhe mbi atë që e merr."

Unë shikoj që  ajo që marrin mjekët prej pacientëve është ryshfet dhe nuk është dhuratë, sepse dhurata ka rregulla të tjera. Gjithashtu nuk i lejohet pacientëve që t'u japin mjekëve, sepse Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- e ka mallkuar atë që e jep ryshfetin dhe atë që e merr dhe atë që është ndërmjetësues mes marrësit dhe dhënësit, ashtu siç u përmend më lart dhe kjo çon në përhapjen e kësaj sëmundjeje të keqe tek njerëzit.

E kanë lejuar shumica e dijetarëve dhënien e ryshfetit në atë rast kur dikujt që i është bërë padrejtësi dhe do ta largojë këtë padrejtësi dhe nuk ka mënyrë tjetër vetëm se me ryshfet, ose ai që do të marrë te drejtat e veta. Dhe themi nëse pacienti ngelet pa shërbim dhe mjeku nuk vë dorë mbi të vetëm se duke paguar ryshfet, atëherë kjo lejohet dhe në këtë rast gjynahu është për atë të cilin e merr ryshfetin dhe jo për atë që e jep. Nuk e shikoj që t'u japësh mjekëve që të kesh shërbime më të mira.

Për të gjitha ato që u përmendën më lart  nëse duron dhe nuk jep ryshfet kjo është më mirë, sepse disa prej dijetarëve nuk e kanë lejuar ryshfetin në asnjë lloj mënyre.

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi

Burimi Jetës

Publikimi i parë: 20.04.2017



Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com