All for Joomla All for Webmasters

Nëse të ikën namazi i sabahut

. Posted in FETVA. Vizita: 4092

Pin It

namazikazaPyetje: Selam alejkum, me intereson pergjigjja nga ju nese te iken namazi i sabahut duke bere sebebet p.sh alarmin ose pret qe te zgjohesh nga ezani por nuk e ndegjon asnjeren prej tyre ose  e ndegjon por nga lodhja  qe ke te nxen gjumi prap. Ne ket rast sa kam gjunah dhe a duhet ta falim si del gjumi i pare apo kemi kohe deri para drekes ose mbas drekes  se kam ndegjuar ashtu. Na boni hallall nese kam qen i tepert ne pyetje All-llahu ju shperblefte.

 

Përgjigjja: Me emrin e Allahut , falënderimet më të veçanta për Allahun e Lartësuar, paqja, shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Kijametit.

 

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuh!

 

Allahu e di më së miri se sa ke gjynah. Nëse ndodh kjo rrallë herë, inshaellahu teala s'ka problem në qoftë se i merr shkaqet gjithmonë dhe nuk bëhet diçka e zakonshme tek ti,  sepse Allahu i Lartësuar  thotë: "Frikësohuni  Allahut aq sa keni mundësi..." Sure Et Tegabun, 16.

 

Sidoqoftë, ti pendohu tek Allahu i Madhëruar dhe jepi rëndësi të flesh herët gjumë pas namazit të jacisë dhe mos rri shumë natën, sepse shumë njerëz u ikën namazi i sabahut për shkak të qëndrimit natën pa gjumë deri vonë.

Duhet ta falësh namazin menjëherë sapo të zgjohesh, sepse kryerja e farzit të Allahut është detyrë të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, nuk lejohet vonimi i tij pa arsye se nuk e dimë se a do ta arrijmë drekën a po jo.

Transmetohet nga Enes (radijellahu anhu), nga Pejgamberi sal-lallahi alejhi ue sel-lem se ka thënë: "Kush harron ndonjë namaz, le ta falë atë kur t'i kujtohet, nuk e shlyen atë (gjynah) veçse kështu (në këtë mënyrë)."

Allahu i Madhëruar thotë: "…dhe fale rregullisht namazin për Përkujtimin Tim."  Ta Ha, 14. Transmeton Buhariu.

 

Është pyetur ''Lexhnetud Daimeh'' (Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve):

Si është rregulli i faljes kaza të namazeve të sabahut, drekës dhe ikindisë kur njeriu i kujton se ai nuk i ka falur?

Përgjigja: ''Falja kaza e namazeve të humbura është detyrë të kryhen menjëherë dhe të kryhen sipas radhës që i ka bërë Allahu obligim, pra e falë sabahun, pastaj fal drekën, pastaj namazin e ikindisë.''

"Fetava  EL Lexhnetud Daimeh, V.6 , f. 159 , fetava nr. 8708)

 

Në Dorë të Allahut është suksesi!

El Hamdu lilah, së fundi paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë.

 

Ebu Bilal – Sadik Ukperaj

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 01.07.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com