All for Joomla All for Webmasters

A mund të falet kur është lyer?

. Posted in FETVA. Vizita: 3109

Pin It

kremePyetja: A ben femra te falet kur lyn suratin me krem gjate dites?


Përgjigjja: Kjo pytje kërkon përgjigje në dy drejtime:

 

E para: Nëse kremi është nga ato lloje që pengon arritjen e ujit në lëkurë, duhet që kremi të lahet dhe të hiqet kur të marrësh abdes, sepse përndryshe abdesi nuk flen dhe rrjedhimisht edhe namazi.

 

E dyta: Nuk i lejohet muslimanes që të vendosë krem në fytyrën e saj kur del jashtë shtëpisë së saj, sepse kjo është nga zbukurimi që është e ndaluar shfaqja e tij. Allahu ka thënë: “… Dhe të mos shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme …” Nur, 31.

Kurse vendosja e kremit në një ambient ku të shikon vetëm burri apo edhe të tjerët që nuk lejohet të martohesh me ta, s’ka problem dhe lejohet. Allahu e di më së miri.

 

Irfan Tota

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 01.07.2009

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com