All for Joomla All for Webmasters

A mund t'i nënvizoj disa thënie në Kuran?

. Posted in FETVA. Vizita: 1225

Pin It

shenimPyetja: Selam alejkum! Se pari ju pershendes te gjithve, njekohsisht pershendetje te vecante per hoxhen, kisha pas nje pyetje, faliminderit prej Allahut qe mu dha shansi qe te kam kuranin famlart ne doren time dhe jam tani duke e lexuar ku po gjej mesime e keshilla te mrekullushme dhe te panumerta. Pytja esht se a guxoj disa thenje shume te vlefshme qe i gjej ne  kuranin famlart ti nenvizoj qe nje dite ta kem me kollaj ti gjej dhe ti shperndaj ato apo qe dikush pas meje te lexoj dhe ta ket ma leht per ti gjetur keto keshilla shume shume te vlefshem per jeten tone? Pres pergjigjen, pershenetje vellazerore. 

 

Përgjigjja: Alejkum selam!


Së pari, Libri që po lexon, në fakt, nuk është Kurani, por përkthimi i kuptimeve të tij, pasi Kurani është fjala e Allahut në gjuhën arabe, që i zbriti Profetit tonë si shpallje. Dhe përkthimet asnjëherë nuk janë origjinali dhe nuk mund të quhen si vetë Kurani. Gjithsesi besoj se kjo gjë dihet.


Së dyti, lejohet të nënvizohet libri në fjalë, për arsyen që thashë më sipër, si dhe për arsyen se nënvizimi i një libri të tillë nuk konsiderohet si mungesë respekti ndaj tij, përveç faktit që kjo gjë e ndihmon njeriun t'i rikthehet më kollaj disa pjesëve të veçanta të tij.


Allahu e di më së miri.

 

Justinian Topulli

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 01.07.2009

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com