All for Joomla All for Webmasters

A janë më të mira dhjetë ditët e Dhul-Hixhes se dhjetë ditët e Ramazanit?

. Posted in FETVA. Vizita: 1376

Pin It

haxhPyetja: A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?

 

Përgjigjja: Dhjetë ditët e Dhul-Hixhes janë më të mira se dhjetë ditë Ramazanit. Nga ana tjetër, dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.

 

Ibnul Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Në këto dhjetë ditë janë Dita e Arafatit, – dita Therjes së Kurbanëve dhe dita Taruijeh (gjuajtja e gurëve). Por lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të ishte i zgjuar gjatë të gjithë atyre netëve. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”

 

Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.

 

Shejkhul Islam Ibnu Tejmije

Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)

____________

Burimi i Jetës

20.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com