All for Joomla All for Webmasters

Rashë përsëri në të njëjtin mëkat

. Posted in FETVA. Vizita: 1761

fShare
10
Pin It

 

pusiziPyetje: Selamun Alejkum! Para disa kohesh beja shpesh nje mekat, Allahu me falte! Dhe nga ndjenja e keqardhjes pse beja ate mekat, kur pendohesha dhe falja dy rekate teube, betohesha ne emrin e Allahut se nuk do ta beje me kete mekat kurre. Mirepo pas disa kohesh, u dobesova si njeri qe jam dhe bera prap te njejtin mekat, e prap tek Allahu im u ktheva me pendim. Mirepo, nuk me kujtohet per te saten here e bera ate mekat, megjithese gjithhere qe beja mekatin, beja istigfar dhe prap betohesha se nuk do te beja ate mekat. Une tre dite rend agjerova pse nuk kam mbajtur betimin. Tani ju pyes! A duhet te agjeroj nga tre dite per cdo here qe kam bere mekatin (d.m.th. perafersisht 20 x 3= 60 dite), apo agjerova tre dite dhe mjafton teubeja ime. Dhe eventualisht, Allahu me ruajt, ne rast se bie prap ne te njejtin mekat, a te agjeroj prap tre dite, pasi qe para disa muajsh une jam betuar se nuk e bej me ate mekat! Zoti ju rujt! Flm shume! Selamun alejkum.

 

Përgjigje: Ue alejkum selam!

Njeriu kur betohet duhet t'i përmbahet betimit e nëse e thyen betimin atëherë duhet ta shlyejë. Për sa i përket betimeve që kanë kaluar dhe nuk i ke shlyer, për të gjitha të mjafton të agjërosh vetëm tre ditë. Nëse përsëri e thyen këtë, për të cilin je betuar tani herën e fundit, do të agjërosh tre ditë.

Vëlla musliman! Për t'u ndaluar nga ky mëkat të këshilloj të gjesh ndonjë metodë tjetër, jo betimin, pasi siç po e shikon edhe vetë betimi nuk është metodë efikase për t'u ndaluar nga mëkati. Allahu e di më së miri. 

 

Azem Bardhoshi

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 20.07.2009 

fShare
10
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com