All for Joomla All for Webmasters

A është auret pjesa e sipërme e krahut te gratë nga bërryli deri në sup?

. Posted in FETVA. Vizita: 1634

fShare
5
Pin It

aureti i grave.jpg

 

Pyetje: Selam alejkum ue rahmetullah!

A bën pjesë pjesa e krahut prej bërrylit e deri tek supet në auretin mes grave si dhe ndaj personave që i kemi mahrem? Mundësisht mendimet e dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Cili është mendimi më i drejtë? Allahu ju shpërbleftë për kontributin tuaj!

 

Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullah!


Në lidhje me pyetjen tuaj: se a është auret pjesa e sipërme e krahut te gratë, nga bërryli deri në sup, nuk arrita dot të gjej diçka të hollësishme në lidhje me këtë pikë, pasi dijetarët, në përgjithësi, kur flasin për atë çka lejohet mes grave dhe mes gruas dhe njerëzve të afërm të saj (meharim) shpesh nuk hyjnë deri në të tilla hollësi. Ata mjaftohen duke dhënë shembuj disa prej pjesëve të trupit që janë më zakonisht të dukshme apo më të përhapura në traditën e njerëzve.

Megjithatë, me aq sa gjeta, disa prej dijetarëve nuk e përfshijnë këtë pjesë, pjesën e sipërme të parakrahut, tek pjesët e lejuara që lejohet të shihen dhe nuk janë auret, duke mos e konsideruar atë si pjesë e trupit që zakonisht zbulohet me të afërmit, por përmendin si të lejuar vetëm pjesën nga dora deri tek bërryli.

Ndërsa të tjerë e konsiderojnë këtë pjesë në mënyrë të qartë se nuk hyn tek aureti, duke u argumentuar se gratë në kohën e Profetit alejhi selam vendosnin byzylyk zbukurues në këtë pjesë të krahut dhe ai ishte i dukshëm (nuk bëhet fjalë jashtë apo me burra të huaj).

Ka ndonjë tjetër që e lejon që një grua t'ia heqë një gruaje tjetër qimet e sqetullës, pasi shikimi i kësaj pjese nuk hyn tek aureti në mes grave. Me aq sa kuptohet, kjo ka të bëjë më tepër me atë se çfarë konsiderohet si stoli apo bukuri trupore sipas zakonit dhe që në bazë të tij komentohet edhe ajeti 31 i sures En-Nur.

Mendoj -Allahu e di më së miri- se kjo pjesë e trupit nuk konsiderohet si auret mes grave apo me të afërmit, por nëse ka ambiente apo njerëz që kjo pjesë për ta përbën fitne, atëherë ajo duhet të mbulohet.


Sidoqoftë, Allahu e di më së miri. 

Justinian Topulli

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 26.07.2009

   

fShare
5
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com