All for Joomla All for Webmasters

A mundemi t'ua bëjmë tani?

. Posted in FETVA. Vizita: 2863

fShare
7
Pin It

 

akikaPyetje: Selam alejkum!Allahu teala jua shperblefte per kete kohe qe shpenzoni ne sherbim te muslimaneve. Po kaloj pa humbur kohe te pyetja ime:

Kemi dy femije 4 dhe 2 vjeç por askujt prej tyre nuk u kemi bere kurban kur duhej, pra ne fillim te jetes se tyre, pasi nuk kishim mundesi per kete. A eshte ky nje gjynah? A eshte obligim kurbani per femijen? Dhe n.q.se eshte detyre a mundemi tua bejme tani?

Allahu teala ua shperblefte per pergjigjen!


Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullah!

Kurbani që theret si falënderim ndaj Allahut kur lind një femijë (arabisht akika), sipas shumicës së dijetarëve është sunet i fortë dhe nuk është mirë të lihet, por nuk është një detyrim (vaxhib), që lënësi i të cilit merr gjynah, por sidoqoftë lënia e saj është diçka e qortueshme, nëse ke mundësi.

Profeti -salallahu alejhi ue selem- e ka praktikuar akika-n me dy nipërit e tij Hasanin dhe Husejnin. Akika kryhet ditën e shtatë, nëse jo ditën e katërmbëdhjetë, nëse jo, atëherë ditën e njëzet e një, të lindjes së fëmijës.

Nëse prindërit nuk kanë pasur mundësi gjatë gjithë kësaj kohe ta kryejnë këtë sunet të fortë, atëherë le ta kryejnë në çdo  kohë që do t'u jepet mundësia. Sido që të jetë, Allahu nuk e obligon njeriun për tepër sesa ai ka mundësi.

Sipas kësaj, lejohet që ju ta kryeni këtë kurban për secilin fëmijë edhe në këtë kohë.


Allahu e di më së miri.

Justinian Topulli

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 26.07.2009

fShare
7
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com