All for Joomla All for Webmasters

A është prej kushteve të pranimit të namazit të xhumasë?

. Posted in FETVA.

Pin It

minberi i bardheMe emrin e Allahut të Githëmëshirshmit Mëshiruesit 

Esselamu alejkum ue rahmetullah !

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve të Gjithëfuqishmit të Gjithëpushtetshmit , të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

E në vijim: e  mora e-mail-in tuaj, në të cilin shkruhej:

 
"A eshte prej kushteve qe te pranohet namazi i xhumase, qe te jete ne shtet islam? Kurse ne shtete jo islame disa thone qe e falin edhe namazin e xhumase e poashtu ja bashkangjitin dreken, duke pretenduar se nese ''s'pranohet'' namazi xhumase ate e zevendson dreka..."


Përgjigja ime do të ishte:

Mendimi më i drejtë në lidhje me këtë çështje, pavarësisht konvergjencave në mendime të dijetarëve dhe shkollave juridike, është se kjo nuk është kusht, sepse një kusht i tillë s'është përmendur as në Kuran, as në Sunet, as në Ixhmain e sahabëve, të cilët janë shpërndarë dhe në vende ku s'kishte shtet islam e të parë, halifat, dhe e falnin xhumanë.

Nëse do të ecnim me këtë rregull, i bie që xhumaja të mos jetë e saktë e si pasojë pse duhet të falet ndërkohë që s'pranohet?!

Megjithatë, ajo që unë e di në këtë mesele është se kjo është një mesele karakteristike e medhhebit shafi, që është futur edhe në medhhebin hanefij më vonë dhe që është përkrahur nga shumë dijetarë të medhehbit, pavarësisht se është thënia e Ebu Jusufit, po me saktësi në medhheb si mendim është se lejohet. Për këtë shiko edhe "El bahr erraik fi kenzil hakaik", 2/154; ndërsa në "Fethul kadir", 2/53-54 mendimi më i saktë është se medhehebi e lejon.  

Ka të tjerë në medhheb që e obligojnë. Për këtë ka dhe një prononcim tjetër në medhheb që bëhet për të dalë nga dyshimi.

Ajo që vihet re, në dukje, të gjithë e obligojnë ekzistencën e prijësit islam që zbaton Sheriatin, që i bie se po të zbatohej kjo pikë e medhhebit, shumica e vendeve islame të mos e kenë obligim xhumanë.

Ndërsa për përsëritjen e drekës pas xhumasë, në ato vende ku falen dy e më shumë, s'ka argument fetar, pavarësisht se është cituar nga disa dijetarë të medhhebit hanefij.

E rëndësishme është të theksojmë se është i saktë namazi i xhumasë në më shumë se dy xhami dhe se mund të bëhet në mungesë të udhëheqësit që zbaton ligjet.


 Uallahu aelem!

 

Ahmed Kalaja

Burimi i Jetës

Publikimi i parë: 27.07.2009


 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com