All for Joomla All for Webmasters

Gjërat që ndërpresin agjërimin

. Posted in Agjerimi.

Pin It

 

Stop IconËshtë e detyrueshme për muslimanët të dinë tërë atë që zhvlerëson agjërimin për t'u ruajtur nga ato. Ato përfshijnë:

1. Marrëdhënia seksuale: Kurdo që agjëruesi bën marrëdhënie seksuale, agjërimi i tij zhvlerësohet. Si pasojë, nga ai kërkohet të kompensojë agjërimin për atë ditë në të cilën ai ka pasur marrëdhënie seksuale veç gjobitjes [kefaret] së lirimit të një robi. Nëse ai s'ka mundësi të gjejë një rob apo mjete financiare të barabarta me këtë, atëherë nga ai kërkohet të agjërojë dy muaj rresht. Nëse ai s'është i aftë të agjërojë dy muaj rresht për shkak të një shkaku të pranuar islamikisht, ai duhet të ushqejë 60 të varfër me nga gjysmë saa' secilin me ushqim që është i zakontë në vendin ku jeton.

2. Sekretimi i spermës si rezultat i puthjes, prekjes me epsh, masturbimit apo shikimit të vazhdueshëm në atë që nxit epshin. Në këtë rast, agjërimi zhvlerësohet dhe nga ai kërkohet ta kompensojë atë ditë pa paguar gjobën, meqë pagimi i gjobës është i veçantë për bërjen e marrëdhënieve seksuale.

3. Ngrënia dhe pirja qëllimisht, për shkak të asaj çfarë thotë Allahu subhanehu ue te'ala:

"...hani dhe pini derisa të bëhet i dallueshëm peri i bardhë (drita) nga peri i zi (errësira e natës). Atëherë, plotësojeni agjërimin tuaj deri në muzg".El-Bekare, 187.

Përsa i përket atij që han dhe pin nga harresa, atëherë kjo nuk ndikon në agjërimin e tij, siç përmendet në hadithin vijues: "Kushdo që nga harresa ha dhe pi, ai duhet ta plotësojë agjërimin e tij, se vërtet ishte Allahu që i ofroi atij ushqim dhe pije".

Dhe nga ajo që ndërprenë agjërimin është uji dhe substancat tjera që kalojnë nëpër fytin e tij nëpërmjet hundës së tij. Kjo njihet si es-Se'uf. Kjo vlen edhe për marrjen e injeksione ve ushqyese drejtpërdrejt në venë dhe marrjen e transfuzionit të gjakut gjatë agjërimit. Të gjitha këto e zhvlerësojnë agjërimin, ngaqë përbëjnë ushqim për trupin.

Përsa i përket injeksionit joushqyes, është më mirë për personin që agjëron t'i shmanget kësaj për të mbrojtur agjërimin e tij. Pejgamberi -salallahu alejhi ue selam- ka thënë: "Lëre atë që është e dyshimtë për atë që s'është e dyshimtë." Dhe kështu vonoje atë deri pas ndërprerjes së agjërimit pas kohës së akshamit.

4. Për sa i përket nxjerrjes së gjakut nëpërmjet hedhjes së kupave, apo hapjes së venës, apo dhënies së gjakut për shkaqe mjekësore, atëherë e tërë kjo e zhvlerëson agjërimin. Përsa i përket dhënies së sasisë së pakët të mostrave të gjakut për shkaqe testuese, atëherë kjo nuk ndikon në agjërimin. Njëlloj, kjo vlen edhe për rrjedhën e paqëllimtë të gjakut që rezulton nga gjakderdhja e hundës, lëndimit apo nxjerrjes së dhëmbit. Të gjitha këto nuk ndikojnë në agjërimin.

5. Vjellja e qëllimtë po ashtu zhvlerëson agjërimin. Mirëpo, agjërimi nuk ndikohet nëse ai kaplohet dhe detyrohet të vjellë pa pasur këtë për qëllim. Kjo bazohet në thënien e Pejgamberit -salallahu alejhi ue selam-:

"Kushdo që kaplohet (dhe detyrohet) të vjellë, nga ai s'kërkohet të kompensojë (për atë ditë) dhe kushdo që vjell qëllimisht, ai duhet ta kompensojë (agjërimin për atë ditë)."

Agjëruesi nuk duhet ta teprojë në bërjen e gargarës dhe futjen e ujit në hundë (gjatë abdesit), ngaqë ka mundësi që uji ta kalojë fytin e tij dhe në këtë mënyrë të hyjë në barkun e tij. Pejgamberi -salallahu alejhi ue selam- ka thënë:

"Futeni ujin thellë në hundë përveç kur jeni agjërueshëm."

Përdorimi i misvakut (shkop dhëmbësh) nuk ndikon në agjërimin, madje kjo është e rekomandueshme, qoftë gjatë agjërimit apo ndryshe, gjatë ditës.

Agjërimi i tij nuk ndikohet nëse në bark hyn pluhuri apo madje edhe një mizë.

Është e detyrueshme për agjëruesin të përmbahet nga gënjeshtra, përgojimi dhe sharja, edhe nëse dikush e shan atë. Në këtë rast, ai duhet të thotë:

"Vërtet, unë po agjëroj."

Padyshim disa njerëz e kanë lehtë të përmbahen nga ushqimi dhe pija, por u vije shumë vështirë ta lënë atë që u është bërë zakon atyre nga e folura dhe veprat e këqija. Për këtë shkak disa nga paraardhësit e devotshëm kanë thënë:

"Lloji më i lehtë i agjërimit është përmbajtja nga ushqimi dhe pija".

Pra, i takon muslimanit që ta ketë frikë Allahun dhe të jetë i vetëdijshëm për Të dhe madhështinë e Tij, dhe faktin që Ai sheh tërë atë çfarë ne bëjmë, në mënyrën që absolutisht asgjë nuk mbetet e fshehur nga Ai. Në bërjen e kësaj, ai duhet ta mbrojë agjërimin e tij nga të gjitha ato që e zhvlerësojnë atë apo zbresin nga shpërblimi i tij, që agjërimi i tij të mbetet korrekt dhe, inshallah, të pranohet nga Allahu.

Është me vend që agjëruesi të preokupohet me përkujtimin e Allahut, duke lexuar Kur'an dhe duke shtuar namazet nafile (vullnetare).

Ndodhte që kur paraardhësit e devotshëm agjëronin, ata uleshin brenda në xhami dhe thoshin:

"Do ta mbrojmë agjërimin tonë dhe s'do të përgojojmë askë."

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:

"Kushdo që nuk braktisë të folurën dhe veprën e keqe, Allahu nuk ka nevojë që Ai ta lë ushqimin dhe pijen e tij (dmth agjërimin)."

Kjo ngaqë përpjekja për t'iu afruar Allahut s'plotësohet thjeshtë vetëm me lënien e dëshirave tona personale [të ngrënies dhe pirjes, etj] Por, kjo bëhet duke lënë atë që ka ndaluar Allahu për të gjtiha kohët, siç është gënjeshtra, shtypja dhe të ngjashme me këto. Në një transmetim, Ebu Hurejra ka thënë:

"Agjërimi pranohet si adhurim për sa kohë që asnjë musliman nuk përgojohet apo dëmtohet."

Dhe është transmetuar nga Enes, i cili ka thënë:

"Ai që ka përgojuar njerëzit gjatë agjërimit, në të vërtetë nuk ka agjëruar."

 

Shejh Ibn Feuzan në "el-Mulakhes el-Fiki", vëll. I, f. 268-270.

Burimi Jetës

26.05.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com