All for Joomla All for Webmasters

Vendimi për kompensimin e agjërimit

. Posted in Agjerimi.

Pin It

kompensimKushdo që ndërpret agjërimin e tij apo s'ka mundësi të agjërojë gjatë Ramazanit për shkak të ndonjë shkaku sheriatikisht të lejueshëm, atëherë prej tij kërkohet ta kompensojë atë ditë; siç është ai, agjërimi i të cilit anulohet për shkak të bërjes së marrëdhënieve seksuale apo tjetër përveç kësaj. Në rast të këtillë, prej tij kërkohet të kompensojë agjërimin për këtë ditë, siç ka thënë Allahu -subhanehu ue te'ala-:

"...numri i njëjtë (duhet të kompensohet) për ditët tjera." El-Bekare, 184.

Është e rekomandueshme që ai ta shpejtojë kompensimin e asaj që ka humbur gjatë Ramazanit për ta liruar veten nga përgjegjësia. Njëlloj, është e rekomandueshme që ai ta kompensojë atë që ka humbur me anë të agjërimit rresht, ngaqë veprimi i këtillë është sikur të kesh agjëruar (gjatë Ramazanit).

Mirëpo, nëse ai nuk e kompenson menjëherë atë çfarë ka humbur, është e lejueshme për të ta vonojë atë. Kjo ngaqë jetëgjatësia e disponueshme (për të kompensuar agjërimin e humbur) është e hapur (deri para Ramazanit të radhës).

Për sa u përket të gjitha këtyre detyrimeve, përbrenda të cilave jetëgjatësia për atë që është e detyrueshme për një person është e hapur, atëherë është e lejueshme të vonohet bërja e saj për sa kohë që ekziston qëllimi i fortë për ta bërë atë. Po ashtu është e lejueshme të kompensohen ditët me ndërprerje. Sidoqoftë, nëse s'ka kohë të mjaftueshme gjatë muajit shab'an i cili i paraprin Ramazanit të radhës, kompensimi i ditëve rresht bëhet i detyrueshëm, duke pas parasysh se s'është e lejueshme të vonohet deri në Ramazanin e radhës pa ndonjë shkak sheriatikisht të pranueshëm.

Është transmetuar në autoritetin e A'ishes, se ajo ka thënë:

"Unë kisha ditë për të kompensuar nga Ramazani dhe ndodhte të mos isha në gjendje t'i kompensoja deri në sha'ban".

Mbi vërtetësinë e këtij transmetimi kanë rënë dakord Buhari dhe Muslimi.

Pra, ky hadith tregon që periudha kohore përbrenda së cilës është e lejueshme të

kompensohen ditët e humbura të Ramazanit, është e hapur (deri para Ramazanit të radhës). Nëse ai do ta vononte kompensimin e agjërimit deri në Ramazanin e radhës, atëherë prej tij kërkohet të agjërojë Ramazanin në vazhdim dhe pastaj ta kompensojë agjërimin e humbur nga viti i kaluar. Kjo veç të ushqyerit të një personi të varfër me gjysmë saa' të ushqimit me ushqim të vendit (ku jeton) për çdo ditë. Dhe, nëse shkaku për vonimin e kompensimit të tij deri para Ramazanit të radhës është sheriatikisht i pranueshëm, atëherë ai thjesht vetëmduhet t'i kompensojë ditët e humbura nga Ramazani i kaluar.

Nëse ai vdesë përpara Ramazanit të radhës ndërsa ende ka pasur për të kompensuar agjërim nga Ramazani i kaluar, atëherë asgjë s'kërkohet nga ai meqë ai vdiq përbrenda periudhës së lejueshme kohore.

Njëlloj, nëse ai vdesë pas Ramazanit të radhës dhe shkaku për vonim është sheriatikisht i lejueshëm, siç është sëmundja dhe udhëtimi, atëherë asgjë s'kërkohet nga ai (nga prona (pasuria) që ai lë pas).

Mirëpo, nëse shkaku për vonimin ka qenë sheriatikisht i papranueshëm, atëherë është e detyrueshme të gjobitet nga prona (pasuria) që ai ka lënë pas, e cila mjafton për t'u ushqyer një person i varfër për çdo agjërim që ka mbetur për t'u kompensuar.

Veç kësaj, nëse ai vdesë ndërsa ka pasur për të kompensuar agjërim, siç është agjërimi haraç apo një agjërim i detyrueshëm për shkak të ndonjë lëshimi në kryerjen e haxhit, atëherë nga ai kërkohet të ushqejë një person të varfër për çdo agjërim që ka mbetur për t'u kompensuar. Kjo bëhet nga pasuria (prona) që ai ka lënë pas, duke pasur parasysh që s'kërkohet nga askush të kompensojë në vend të tij. Shkaku për këtë është se ky lloj agjërimi nuk lejon dikë tjetër të agjërojë në vend të tij ndërsa ai është gjallë, dhe njëlloj është rasti kur ai të vdesë. Dhe ky është opinioni i dijetarëve.

Dhe, kushdo që vdes ndërsa ai ka për të kompensuar për shkak të ndonjë zotimi që ai ka bërë, atëherë është e rekomandueshme për atë që është përgjegjës për çështjet e tij pas vdekjes së tij që të agjërojë në vend të tij, siç vërtetohet

në Buhari dhe Muslim:

Një grua erdhi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe tha: "Nëna ime ka vdekur ndërsa ka pasur të kompensojë për shkak të një zotimi që ajo kishte bërë. A të agjërojë në vend të saj?" Ai tha: "Po".

Për sa i përket atij që është përgjegjës për çështjet e tij pas vdekjes së tij, atëherë kjo nënkupton trashëgimtarin.

 

Shejh ibn Feuzan në "el-Mulekhes el-Fiki", vëll.I, f. 271-272.

Burimi Jetës

27.05.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com