All for Joomla All for Webmasters

Vlera e agjërimit

. Posted in Agjerimi. Vizita: 1159

Pin It
  1. RamadanVLERA E AGJËRIMIT


Vlerat e agjërimit janë të mëdha dhe këto vlera shihen nga hadithet e Pejgamberit alejhi selam ku thuhet se agjërimin Allahu i Madhëruar e ka zgjedhë për Vete dhe Ai shpërblen për të, dhe njëkohësisht ia shton shpërblimin pa llogari ku thotë: "Agjërimi është i Imi dhe Unë jam ai që jap shpërblimin për të". (Buhariu)

Në një hadith tjetër thotë: "Vlera e agjërimit nuk ka kompensim". (Nesaiu, gjithashtu gjindet në Sahihut-Tergib)

Gjithashtu në një tjetër thuhet: "Lutja e agjëruesit nuk refuzohet". (Bejhakiu)

Kurse në një tjetër thuhet:"...e ai që agjëron ka dy gëzime: kur ha iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet" (Muslimi)

Agjërimi ndërmjetëson, kjo kuptohet nga hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë: "Për robin në Ditën e Kiametit thotë (agjërimi) -O Zot është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, atëherë (lejomë) të jem ndërmjetësues i tij". (Ahmedi)

Gjithashtu: "Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu i lartësuar se sa era e miskut". (Muslimi)

Në një tjetër thuhet: "Ai i cili agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu i lartësuar ia largon (për këtë ditë) fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera". (Muslimi)

Në transmetimin tjetër thuhet: "Agjërimi është mburojë që të mbron nga zjarri". (Ahmedi)

Po ashtu: " Ai i cili agjëron një ditë duke kërkuar fytyrën e Allahut të madhëruar i vuloset hyrja në xhenet". (Ahmedi)

Në xhenet është një derë "... i thuhet Rejjan prej së cilës hyjnë agjëruesit, e s'ka mundësi të hyjë askush tjetër përpos tyre, pasi që në të hyjnë mbyllet dhe s'ka mundësi të hyjë askush". (Buhariu)

Sa i përket Ramazanit ai është një prej shtyllave të Islamit, po ashtu në këtë muaj është zbritur Kurani; në të gjendet një natë e cila ka vlerë më shumë se një mijë muaj të tjerë. "E kur të hyn Ramazani hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, si dhe lidhen shejtanët". (Buhariu)

Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Agjërimi i Ramazanit e tejkalon agjërimin e dhjetë muajve". (Ahmedi)

Në hadithin tjetër Pejgamberi alejhi selam thotë: "Ai i cili e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe sinqeritet i falen mëkatet e mëparshme". (Buhariu)

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

07.05.2018

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com