All for Joomla All for Webmasters

Prej dobive të agjërimit

. Posted in Agjerimi. Vizita: 897

fShare
11
Pin It
  1. ramadan18PREJ DOBIVE TË AGJËRIMIT

Agjërimi përmban në vete urtësi dhe dobi të shumta, ndërsa esenca e agjërimit është devotshmëria, ku e përmend Alllahu i lartësuar në fjalën e Tij: "...kështu që të bëheni të dëvotshëm". El-Bekare, 183.

Sqarim i kësaj është: kur shpirti ndalon veten nga të lejuarit, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut të madhëruar, frikësohet nga dënimi i Tij, atëherë edhe më parë ky shpirt mbrohet nga haramet.

Kur njeriu ndjen uri në barkun e tij, atëherë edhe gjymtyrët tjera zbehen. Nga kjo mund të përfundojmë se agjërimi të shpie drejt mposhtjes së shejtanit, thyerjes së epsheve dhe ruajtjes së gjymtyrëve.

Agjëruesi, nëse e përjeton ndjenjën e urisë, atëherë e përjeton në vete gjendjen e të varfërve dhe njëkohësisht kjo e shtyn të jetë mëshirues ndaj tyre dhe t'ju japë lëmoshë, derisa ta largojë varfërinë prej tyre. Po ashtu, agjërimi i edukon pasionet dhe epshet dhe si fryt i kësaj është largimi prej mëkateve.

Në agjërim mund gjejmë një rregull dhe precizitet në orare që njëkohësisht shërojnë çrregullime te një pjese e madhe e njerëzve, që ankohen prej tyre. Në agjërim mund të shohim unitetin e muslimanëve, agjëron i tërë umeti në një interval të caktuar dhe hyjnë në kohë të caktuar në këtë muaj.

Gjithashtu, në këtë muaj është rast i mirë për davistët (thirrësit) në rrugën e Allahut të madhëruar, sepse xhamitë mbushen përplot. Ka prej tyre që hyjnë për herë të parë në xhami, ndaj duhet ta shfrytëzojmë ketë rast në maksimum me ligjërata dhe këshilla të ndryshme, ngase zemrat në këtë muaj janë të buta. Ata të cilët bëjnë davet nuk duhet të habiten pas tjerëve e ta harrojnë veten e tyre në tërësi, sikurse qiriu i cili i ndriçon të tjerët dhe djeg vetveten.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

07.05.2018

fShare
11
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com