All for Joomla All for Webmasters

Rregullat e agjërimit dhe sunetet e tij

. Posted in Agjerimi. Vizita: 1189

fShare
21
Pin It
  1. ramadan19RREGULLAT E AGJËRIMIT DHE SUNETET E TIJ


Ka prej rregullave të cilat janë vaxhib (obligim) ka prej tyre që janë mustehab (të lejuara); prej këtyre mustehabeve janë:


- Dëshira për syfyrin dhe vonesa e tij, thotë Profeti alejhi selam: "Zgjohuni në syfyr, ngase në syfyr arrihet bereqeti." (Ahmedi)


Ushqimi në këtë kohë është i begatshëm dhe njëherazi është kundërshtim i ehli kitabit (i ithtarëve të librave), ku thotë Pejgamberi alejhi selam: "Sa syfyr i mirë është hurma për besimtarin." (Ebu Daudi)


- Të shpejtuarit e iftarit duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam: "Do të mbesin vazhdimisht njerëzit në hajr (të mirë) përderisa e shpejtojnë iftarin". (Buhariu)


Gjithashtu, të bëhet iftar ashtu sikurse transmetohet në hadithin e Enesit radijall-llahu anhu ku thotë: "Ka bërë Pejgamberi alejhi selam iftar, para se të falet, me rutab (lloj hurme), e nëse nuk ka rutab, me hurma të thjeshta, e nëse nuk ka as këto, atëherë me ujë."(Tirmidhiu)


Dhe thotë duke bërë iftar: "Dhehebe dhameu, uebtel-letil uruku ue thebet elexhru inshaAllah."(Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi, inshaAllah). Ebu Daudi)

- Të larguarit nga veprimet dhe shprehjet e injorancës, ku thotë Pejgamberi alejhi selam: "Allahu i lartësuar nuk ka nevojë për një person që përmbahet nga ngrënia dhe pirja, nëse personi i tillë nuk përmbahet nga gënjeshtrat, nga veprimi dhe shprehja e injorancës së tij sipas këtyre gënjeshtrave" (Buhariu)


Agjëruesi duhet të largohet nga të gjitha haramet sikurse: gibeti (përgojimi), imoraliteti, gënjeshtra. Këto gjëra mund të bëhen shkak për humbjen e shpërblimit, ngase siç thotë Pejgamberi alejhi selam: "Shumë agjëruesve, nuk u mbetet asgjë prej agjërimit, vetëm se uria." (Ibni Maxheh)


- Prej gjërave që humbin shpërblimin dhe fitohen të këqijat është preokupimi me gjëra të kota që frytet janë shumë të pakta. Sikurse shikimi i filmave të pavlerë, qëndrimi me orë të tëra nëpër kafiteri, shëtitjet e kota nëpër rrugë, humbja e kohës duke u thelluar në lojërat e ndryshme siç janë letrat, sa që ky muaj, i cili është muaji më i begatshëm në vit, shndërrohet në gjumë gjatë tërë ditës. Me një fjalë njerëzit fundosen nëpër kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote duke qenë larg prej mëshirës së Allahut të madhëruar.


- Të larguarit nga polemikat dhe ofendimet. Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Nëse dikush të lufton, apo të ofendon atëherë thuaj, unë jam agjërues, unë jam agjërues." ( Buhariu)


E para shërben si përkujtim për veten e tij (se është agjërueshëm), ndërsa e dyta si përkujtim armikut të tij. Agjëruesi gjatë agjërimit duhet të angazhohet sa më shumë në zotërimin e epshit dhe stolisjen me qetësi njëherazi; ky është morali i agjëruesit.

- Mos ngrënia e tepërt, sikurse rekomandohet në hadith: "Nuk ka më keq se sa biri i Ademit ta stërngop barkun e tij". (Tirmidhiu)

I mençuri ha për të mbetur gjallë duke mos e tepruar dhe duke mos u zhytur në lukse. Për fat të keq, në këtë muaj, vërejmë lukse të tepërta, njëherazi ngopen më shumë se kurdoherë, sa që kur vjen koha e namazit të teravisë ngrihen në namaz me përtaci apo nuk prezantojnë aspak.


- Bujaria në dituri, pasuri, vërehet në çdo aspekt të jetës sikurse transmetohet në të dy Sahihet nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu se ka thënë: Ka qenë Pejgamberi alejhi selam me bujari nga njerëzit, bujaria e tij më e theksuar ka qenë në Ramazan." ( Buhariu). Bashkimi mes agjërimit dhe lëmoshës (ka për qëllim ushqimin e të varfërve sikurse vjen tani në hadith) është shkak i cili të mundëson hyrjen në xhenet, thotë Pejgamberi alejhi selam: "Në xhenet është një dhomë shihet pjesa e jashtme nga ajo e brendshmja dhe gjithashtu e brendshmja nga e jashtmja, e që e ka përgatit Allahu i lartësuar për ata të cilët i ushqejnë të varfrit, ata të cilët i zbusin fjalët, e përcjellin agjërimin (edhe pas Ramazanit) dhe falen natën kur njerëzit janë në gjumë." (Ahmedi)


Thotë Pejgamberi alejhi selam në një hadith tjetër: "Ai i cili e ushqen një agjërues e ka arritur shpërblimin e atij duke mos iu munguar aspak shpërblimi i agjëruesit."( Tirmidhiu)


Thotë Shejhul-Islami: "Qëllimi me ushqim në hadith është të ngopurit e tij." (El-lhtijarat-el-Fikhije). Kurse transmetohet nga selefët ( gjeneratat e parat të arta) se në kohën e iftarit i kanë tubuar të varfrit dhe kanë ngrënë së bashku sikurse: Abdullah ibën Umeri, Malik ibën Dinari, Ahmed ibën Hanbeli, nuk kanë hëngër iftar vetëm se me bonjakët dhe të varfrit.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

08.05.2018

fShare
21
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com