All for Joomla All for Webmasters

Prej gjërave që duhen bërë në këtë muaj të madh

. Posted in Agjerimi. Vizita: 933

fShare
1
Pin It
  1. ramadan20PREJ GJËRAVE QË DUHET BËRË NË KËTË MUAJ TË MADH



Të përgatiturit e shpirtrave për adhurim, shpejtimi drejt teubes (pendimit), të gëzuarit për këtë muaj, të përsosurit e agjërimit, të kemi frikë-respekt dhe koncentrim të plotë në namazin e teravive. E sidomos të jemi të kujdeseshim gjatë dhjetë ditëve të fundit, të bëjmë përpjekje të vazhdueshme në arritjen e natës së Kadrit, ta bëjmë Kuranin vazhdimisht hatme (të lexuarit e Kuranit) duke qarw dhe medituar rreth ajeteve të Allahut të lartësuar. Mundësisht të kryejmë umren në këtë muaj, ngase e ka vlerën e haxhit, gjithashtu sadaka (lëmosha) në këtë muaj shpërblimin e ka të shumëfishtë, e poashtu itikafi në këtë muaj ka shpërblim të madh.

Nuk ndalohet përgatitja për hyrjen e këtij muaji, Pejgamberi alejhi selam i ka përgëzuar shokët e tij me ardhjen e Ramazanit dhe i ka nxitur që të përkujdesën për të. Thotë Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se ka thënë Pejgamberi alejhi selam: "Pranë jush është muaji i Ramazanit, Allahu i lartësuar ju obligoi agjërimin në të, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e zjarrit, lidhen me pranga shejtanët, në te është një natë më e mirë se një mijë muaj, kush ndalohet prej dobive të këtij muaji është ndaluar plotësisht“.

 

PREJ RREGULLAVE TË AGJËRIMIT

Prej agjërimit që obligon të pasuarit e ditëve vazhdimisht është agjërimi i Ramazanit, agjërimi i cili është shpagim për vrasjen e paqëllimtë, agjërimi i cili është shpagim i marrëdhënieve seksuale në mesditë të Ramazanit, gjithashtu edhe ai i cili zotohet (bën nedhër) me agjërim obligohet t’i pasojë ditët.

7. Agjërimet vullnetare (nafile) plotësojnë agjërimin e mbetur obligativ (d.m.th.: ditët e pa agjëruara më parë), si agjërimi i ashuras, agjërimi i të hënës dhe të enjtes, agjërimi i gjashtë ditëve të sheualit etj.

Prej agjërimit që nuk obligohet të pasuarit e ditëve është sikurse kompensimi i Ramazanit, agjërimi i dhjetë ditëve për atë që nuk posedon kurban (në haxhillëk), agjërimi i cili është shpagim i betimit të rrejshëm (sikurse mendon shumica e dijetarëve) etj.

8. Ndalohet të veçuarit e xhumasë për agjërim, gjithashtu të veçuarit e ditës së shtunë kur nuk është obligim.

Qëllimi prej këtyre haditheve është të ve çuarit pa kurrfarë shkaku, sikurse agjërimi gjatë tërë kohës, ose të lidhen ditët duke mos pauzuar në mes tyre.

Ndalohet agjërimi i dy ditëve të para të Fitër Bajramit dhe ndalohet agjërimi i ditëve të teshrikut (Kurban Bajramit). Lejohet agjërimi në ditët e teshrikut për atë që nuk ka gjetur (kurban, të agjërojë gjatë qëndrimit të tij në Mina.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

09.05.2018

fShare
1
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com