All for Joomla All for Webmasters

I moshuari dhe i paafti (në Ramazan)

. Posted in Agjerimi. Vizita: 990

fShare
6
Pin It
  1. burre plakI MOSHUARI DHE I PAAFTI

-I paafti dhe i moshuari, të cilëve ju ka humbur fuqia, çdo ditë e më shumë u dobësohet (shëndeti), nuk obligohen me agjërim. Këtyre dyve u lejohet ngrënia përderisa agjërimi i mundon. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thoshte, rreth fjalës së Allahut të madhëruar: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë) janë të obliguar për kompenzim”. (El-Bekara 184) se ky ajet nuk është i anuluar dhe ka për qëllim plakun dhe plakën të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë, mirëpo ushqejnë çdo ditë të varfrit. (El-Buhari, Kitabun-tefsir, Ej-jamen Ma’dudat)


31. Ai i cili e lufton armikun apo është i rrethuar nga armiku, atëherë i lejohet prishja e agjërimit. Pejgamberi alejhi selam u thoshte shokëve të tij para betejës: "Ju që do të ballafaqoheni me armikun ushqimi është më i fortë për ju ndaj ushqehuni.“ (Ebu Davudi)

32. Atij të cilit shkaku i prishjes së agjërimit është i theksuar sikurse sëmundja, atëherë nuk është gjë ngrënia haptazi. E nëse shkaku i prishjes së agjërimit është i pa theksuar sikurse menstruacionet, atëherë edhe ngrënia duhet të mos shfaqet nga frika e shpifjes.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

12.05.2018

fShare
6
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com