All for Joomla All for Webmasters

Udhëtari (në Ramazan)

. Posted in Agjerimi. Vizita: 1875

fShare
14
Pin It

 

 udhetar16. Kushtëzohet për udhëtim të ketë hapësirë, e kjo hapësirë kufizohet sipas traditës së vendit (urfit) e është në kundërshtim me pjesën më të madhe të dijetarëve. Kushtëzohet që udhëtimi të mos jetë udhëtim në haram, (sipas konsensusit të dijetarëve), apo të mos jetë udhëtim me qëllim të prishjes së agjërimit.

17.Lejohet të prishurit e agjërimit për udhëtarin, sipas gjithë dijetarëve pa marrë parasysh se a ka mundësi të agjërojë apo jo, a e mundon atë apo jo, edhe nëse është nën hije dhe ujë lejohet ta prishë agjërimin dhe që ta shkurtojë namazin.

18. Ai i cili e vendos për të udhëtuar gjatë Ramazanit atëherë s’ka të drejtë ta prish derisa mos të udhëtojë, ngase ndodh që t’i ekspozohen pengesa që e pengojnë prej udhëtimit (Tefsirul-Kurtubi). Nuk e prish agjërimin udhëtari përderisa të mos të largohet përfundimisht nga qyteti i tij, nëse aeroporti është jashtë qyteti të tij atëherë ka të drejtë të hajë në të, e nëse është brenda qytetit nuk ka drejt të hajë përderisa nuk fluturon aeroplani prej kufijve të qytetit.

19. Nëse ka fluturuar aeroplani dhe Dielli ka perënduar në Tokë por nga aeroplani shihet Dielli nuk obligohet të pritet perëndimi i tij (i Diellit), ngase është plotësuar agjërimi për atë ditë. Nëse aeroplani ateron para perëndimit të Diellit dhe dëshiron të plotësojë agjërimin në këtë ditë, atëherë nuk fillon të hajë përderisa të mos perëndojë Dielli në vendin mbi të cilin fluturon. (Nga fetava Esh-shejh Ibën Baz-Mushafeheten)

20. Ai i cili ka udhëtuar në një qytet dhe ka vendosur të qëndrojë në të më shumë se katër ditë, atëherë i obligohet të agjërojë sipas konsensusit të dijetarëve. Ai i cili udhëton për studime jashtë vendit të tij me muaj apo vite atëherë konsensusi i dijetarëve, e në veçanti të katër imamët thonë se ky konsiderohet vendas dhe obligohet të agjërojë.

21. Ai i cili ka filluar të agjërojë dhe është vendas por udhëton gjatë ditës, i lejohet të hajë atij në atë ditë, ngase Allahu i lartësuar udhëtimin në përgjithësi e ka bërë shkak për lehtësim. Thotë: “E kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim, atëherë ai (le te agjërojë) më vonë aq ditë“. (El-Bekara 184)

22. Lejohet ngrënia e atij që udhëtimi për të është i zakonshëm nëse ka vend (qytet) ku strehohet në të, sikurse postieri i cili udhëton për interesat e muslimanëve. E edhe nëse agjërimi i tyre është i përditshëm lejohet ta prishin, mirëpo obligohen që ta kompensojnë. Gjithashtu marinarit i lejohet ngrënia, mirëpo nëse me të gjendet në anije gruaja e tij dhe të gjitha nevojat i plotësohet dhe udhëton vazhdimisht, atëherë ky as nuk e prish agjërimin e as nuk e shkurton namazin.

23. Nëse udhëtari arrin gjatë ditës sa i përket obligueshmërisë së tij për agjërim ka mospajtim të madh në mes dijetarëve. Mirëpo më mirë është për të që të mos hajë për hir të vlerës të këtij muaji. Ndërsa obligohet me kompensimin e ngrënies së tij.

24. Nëse fillon muaji i agjërimit në një vend e ju udhëtoni në një vend tjetër, banorët e këtij vendi kanë filluar agjërimin para jush ose pas, atëherë duhet të veprohet sipas vendit të tyre. Nuk bën të përfundohet (Ramazani) para tyre po edhe nëse agjëron më shumë se tridhjetë ditë, ngase thotë Pejgamberi alejhis selam: “Agjërimi duhet të jetë në atë ditë që agjërohet, ndërsa përfundimi duhet të jetë në atë ditë të cilën përfundohet.” E nëse pakësohet agjërimi më pak se 29 ditë atëherë obligohet t’i plotësojë pas bajramit të 29-en ditë, ngase muaji hixhrij nuk ndodh t’i kenë më pak se 29 ditë.

25. Çdo sëmundje që njeriut ja dobëson shëndetin është e lejuar prishja e agjërimit duke u mbështetur në fjalën e Allahut të madhëruar: “e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim, atëherë ai (le te agjërojë) më vonë aq ditë“. (El-Bekara 184)

Ndërsa sëmundjet e vogla sikurse kollitja e sëmundjet e manifestuara me temperaturë nuk është e lejuar prishja e agjërimit. Nëse vërteton mjekësia apo personi ka njohuri nga përvoja e kaluar, se agjërimi i ndihmon keqësimit të sëmundjes apo ia vonon shërimin atëherë lejohet të prishet agjërimi dhe urrehet agjërimi në këtë gjendje. Nëse personi është në gjendje të sëmurë nuk obligohet të bëjë nijet agjërimin natën duke shpresuar se do të zgjohet i shëndoshë, duhet (agjëruesi) të veprojë sipas gjendjes prezente.

26. Nëse agjërimi bëhet shkak që personit ti bie të fikët, atëherë i lejohet ngrënia mirëpo obligohet me kompensim (Mexhmu’ul fetava: 25/217). Nëse i ka rënë të fikët gjatë ditës e para akshamit këndellet ose pas akshamit, agjërimi i tij është i saktë përderisa është këndellur agjërueshëm. Nëse manifestohet vazhdimisht gjendja e të rënurit të fikët, prej mëngjesit e gjerë në aksham, atëherë konsensusi i dijetarëve thotë se agjërimi i tij nuk është i saktë.

Ndërsa kompensimi i agjërimit është obligim (vaxhib) sipas konsensusit, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e kësaj gjendje. (El-Mugni mea sherhil kebir: 1/412.)

Disa dijetarë kanë dhënë fetva se atij të cilit i bie të fikët dhe i është dhënë ndonjë tabletë për të mirën e tij dhe nuk ka vetëdije tri ditë ose më pak, kanë bërë analogji me atë të cilin është në gjumë ndërsa nëse nuk e ka humbur vetëdijen më shumë se tri ditë nuk bëhet analogji me të marrin (budallanë).

27. Nëse agjëruesin e mundon uria ose etja dhe frikohet për vetën e tij se mos po shkatërrohet lejohet ta prish (agjërimin) atë ditë, dhe obligohet me kompensimin e tij, ngase ruajtja e vetvetës është obligim. Nuk lejohet prishja e agjërimit nga mundimet e lehta sikurse lodhja, provimet e studentëve etj.

28. I sëmuri i cili shpreson se do të shërohet obligohet me kompenzim e jo me fidje, (ushqimi i të varfërve). I sëmuri i cili është i sëmurë me sëmundje kronike i cili nuk shpreson në shërim, gjithashtu i moshuari dhe i paafti çdo ditë ushqejnë nga një të gjorë me gjysmë sa'a (kjo sasi është 1kg e gjysmë oriz). Lejohet që të mbledh fidjen e të ushqen të varfrit në fund të muajit (të agjërimit) por lejohet t'i ushqejë çdo ditë me radhë.


I sëmuri i cili ka ngrënë gjatë Ramazanit dhe është duke pritur që t'i kompensojë ato ditë mirëpo pas pak kohe i është bërë e ditur se sëmundja e tij është kronike, atëherë e ka obligim t'i ushqejë të varfrit për ditët e mos agjërimit. (Nga fetava Esh-shejh Ibni Uthejmin). Ai i cili është duke shpresuar shërimin dhe vdes, atëherë nuk u është obliguar të afërmve të tij me asgjë për kompensimin e agjërimit të tij.

29. Ai i cili sëmuret e pastaj shërohet dhe i mundësohet të kompensojë agjërimin mirëpo nuk e ka kompensuar derisa i ka ardhur vdekja, atëherë i merret nga paruria e tij për t'i ushqyer të varfrit aq ditë sa i kanë mbetur.

E nëse ndonjë nga të afërmit dëshiron të agjërojë për të, kjo është e lejuar duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit alejhi selam: "Ai i cili vdes dhe i ka mbetur agjërimi, le të agjërojë për të miku i tij“. (Nga fetava El-lexhnetul Daime:706)

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

13.05.2018

fShare
14
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com