All for Joomla All for Webmasters

Nijeti, qëllimi dhe agjërimi

. Posted in Agjerimi. Vizita: 2035

fShare
43
Pin It

 

nijeti ne ramazanKushtëzohet nijeti gjatë agjërimit farz (obligativ) dhe gjithashtu gjatë agjërimit obligativ si agjërimi kompensues dhe ai shpagues. Thotë Pejgamberi alejhi selam "Lejohet të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit“. Nijeti është të vendosurit me zemër për një vepër ndërsa të shqiptuarit me gjuhë është bidat (risi). Çdokujt që i është bërë e njohur që nesër është Ramazan dhe ai dëshiron të agjërojë, ai e ka realizuar njetin për agjërim. (Mexhmu’ul Fetava)

Ai i cili vendos të prish agjërimin gjatë ditës, mirëpo nuk e prish, mendimi i vërtetë është se agjërimi i tij nuk është i prishur, sikurse ai që dëshiron të flasë në namaz e nuk flet. Agjëruesi nuk ka nevojë për ripërtëritje të nijetit çdo natë në netët e Ramazanit, ngase mjafton nijeti i agjërimit në fillim të muajit. Ai i cili vendos për ta prishur agjërimin gjatë udhëtimit apo sëmundjes, atëherë obligohet me ripërtëritje të nijetit për agjërim.

34. Agjërimi vullnetar në përgjithësi nuk e kushtëzojnë nijetin, duke u mbështetur në hadithin e Aishes: "Hyri tek unë një ditë Resulullahi alejhi selam dhe tha: a ka diçka (nga ushqimi) tek ju? I thamë jo, atëherë ai tha: unë jam agjërueshëm“. (Muslimi)

35. E sa i përket agjërimit nafile të veçantë, siç është agjërimi i ditës së Arafatit e agjërimi i ashures është më mirë që nijeti të bëhet prej mbrëmjes.

36. Ai i cili ka filluar të agjërojë (agjërimi obligativ) si ai kompensues, i zotimit etj... patjetër duhet që të plotësojë agjërimin dhe nuk i lejohet ta prish pa ndonjë arsye të justifikuar. E sa i përket agjërimit vullnetar agjëruesi është zotërues i vetvetes nëse dëshiron agjëron e nëse jo e prish atë, edhe pa ndonjë arsye. Njëherë Pejgamberi alejhi selam është zgjuar agjërueshëm pastaj ka ngrënë. (Muslimi)


Mirëpo a ka shpërblim ai i cili e prish agjërimin pa ndonjë arsye për kohën që agjëron? Thonë disa dijetarë se ai nuk ka shpërblim (El-Mevsu'atu el-Fikhije:27/84). Më mirë është për agjëruesin vullnetar të plotësoi agjërimin e tij përderisa nuk ka ndonjë dobi në prishjen e tij (agjërimin).

37. Ai i cili nuk e di se ka hyrë muaji i Ramazanit vetëm se e kupton pas lindjes së Diellit, atëherë ai obligohet të agjërojë prej atij momenti dhe ta kompensojë përsëri atë ditë. Kështu mendojnë shumica e dijetarëve.

38. Të burgosurit kur i bëhet e ditur hyrja e Ramazanit qoftë me dijen e tij apo informohet nga ndokush, atëherë obligohet të agjërojë. Përndryshe ky duhet të angazhohet e nëse e ka qëlluar hyrjen e Ramazanit shpërblehet, sipas shumicës së dijetarëve. E nëse i burgosuri ka agjëruar para hyrjes së Ramazanit atëherë nuk shpërblehet dhe duhet që ta kompensojë. E nëse i burgosuri gjatë agjërimit e ka qëlluar një pjesë të Ramazanit e një pjesë jo, atëherë shpërblehet për agjërimin e tij. E nëse vazhdimisht ka probleme e nuk e di saktësisht muajin e Ramazanit, atëherë ai do të shpërblehet për agjërimin e tij, ngase ka dhënë mundin e tij. Allahu i lartësuar nuk e obligon robin e tij përtej mundësive që i ka.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

15.05.2018

fShare
43
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com