All for Joomla All for Webmasters

Iftari dhe syfyri (Imsaku)

. Posted in Agjerimi. Vizita: 1258

fShare
15
Pin It

aksh syf

Kur të humbë i tërë shkëlqimi i Diellit është bërë iftari edhe nëse ka mbetur të kuqtë në horizont. Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Kur të fillojë nata aty këtu dhe të ikë dita atëherë le të hajë agjëruesi."( Buhariu)

Është sunet të shpejtohet iftari. Pejgamberi alejhi selam nuk e falte akshamin përderisa nuk bënte iftar qoftë edhe më pak ujë. (Hakimi:1/432)

Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Allahu i madhëruar ka thënë: "Robërit e mi më të dashur janë ata që nguten në iftar". (Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)

Nëse agjëruesi nuk gjen  asgjë për iftar, atëherë duhet të vendosë me zemër të bëjë iftar. Disa nga masa e thjeshtë i lëpijnë gishtërinjtë, kështu nuk duhet vepruar.

Gjithashtu, duhet të kemi kujdes të mos bëjmë iftar para kohës. Pejgamberi alejhi selam ka parë popuj  të cilët janë të lidhur për qafat e tyre, e nga goja e tyre rrjedh gjak, pasi që pyeti për hallin e tyre, u lajmërua se ata janë ata të cilët kanë bërë iftar para kohe.

Enesi thotë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati." (Muttefekun aljehi)

Kur të shkëlqejë agimi (e që është të bardhtë e ekspozuar të shpërndarë në horizont nga ana e lindjes), obligohet agjëruesi të ndërpresë çdo gjë, pa marrë parasysh se a ka dëgjuar ezanin apo jo. E nëse e di se muezini thërret ezanin kur të shkëlqejë agimi, atëherë obligohet që të ndërpresë çdo gjë, kur e dëgjon ezanin. E nëse muezini thërret ezanin para agimit, atëherë ka të drejtë të hajë deri në kohen e caktuar.

Sa i përket sigurisë së syfyrit është prezent një dyshim që para agimit dhjetë minuta të ndërpresë agjërimin. Kjo cilësi është bidat prej bidateve të shumta që ne sot mund t'i vërejmë nëpër disa takvim (kalendarë), ku takvimi është i ndarë në rubrika, si rubrika e imsakut, ajo e namazit të sabahut e që këto gjëra janë në kundërshtim me Sheriatin islam.

Zejd ibnu Thabit radijAllahu anhu thotë: "Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e Allahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin." Njëri prej të pranishmëve pyeti: "Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?" Zejdi u përgjigj: "Sa pesëdhjetë ajete!" (Muttefekun alejhi)

Ibnu Umeri radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi alejhi selam kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi alejhi selam kishte thënë: "Vërtet Bilali e thërret ezanin gjatë natës. Hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Muktumi". Transmetuesi thotë: "Intervali në mes tyre ishte sa njëri zbriste e tjetri hipte në vendin ku thirrej ezani. (Muttefekun alejhi)

Në qytetet ku dita dhe nata janë 24 orësh, muslimanët obligohen të agjërojnë derisa të dallohet kufiri mes natës dhe ditës edhe nëse dita është më e gjatë se nga ajo e zakonshmja. Ndërsa në disa qytete ku nuk ka mundësi të vërehet kufiri mes natës dhe ditës, atëherë muslimanët e këtij vendi obligohen ta agjërojnë sipas qytetit më të afërt të tyre, ku në të cilin mund të vërehet qartë kufiri mes natës dhe ditës.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

19.05.2018

fShare
15
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com