All for Joomla All for Webmasters

Gjërat të cilat e prishin agjërimin

. Posted in Agjerimi. Vizita: 2630

fShare
11
Pin It

 

prishet agjerimiGjërat të cilat e prishin agjërimin përveç hajzit dhe nifasit (ciklit menstrual dhe lehonisë) nuk prishet agjërimi vetëm se në këto kondita:

që të këtë dituri (mbi gjërat që e prishin),

të ketë vetëdije të plotë mbi prishjen (e të mos jetë prishja prej harresës),

prishja me vetëdije pa imponim.


Gjërat që e prishin mund të jenë prej llojit që dalin nga organizmi si: marrëdhëniet seksuale, të vjellët me dëshirë, hajzi (menstruacionet) dhe prej llojit që hyjnë në organizëm si: ushqimi dhe pijet. (Mexhmu'ul Fetava: 25/248)


Prej gjërave që e prishin agjërimin janë të ngjashme me ushqimet dhe pijet, siç janë: ilaçet, tabletat, infuzionet dhe transfuzioni i gjakut. Kurse sa i përket injeksioneve për shërim si penicilina dhe insulina apo edhe injeksioneve për shërim e potencialit nuk e prishin agjërimin, mirëpo më e pëlqyer është të merren natën. (Fetava Ibën Ibrahim:4/189)


Të pastruarit e plagës (edhe nëse rrjedh gjak) të pastruarit e syve, të hundës mjekimi apo nxjerrja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin.(Nga Fetava Esh-shejh Ibën Uthejmin)

Ilaçet me të cilat bëhet shpëlarja e gojës nuk e prishin agjërimin edhe nëse i mbetet në gojë aroma dhe shija nuk e pengojnë agjërimin. (Nga Fetava Esh-shejh Ibën Baz, Mushahefeten)

Kush ha apo pi qëllimisht gjatë ditës në Ramazan pa arsye, ka bërë mëkat të madh, ai duhet të pendohet dhe të kompensoi. Edhe nëse e ka prishë me haram si alkool atëherë në këtë rast është vepër edhe më e keqe ndaj e ka obligim të pendohet sa më shpejt dhe të agjërojë sa më shumë farzet (e mbetura) e ndoshta Allahu i Lartësuar do ta falë.

E nëse ha dhe pi me harresë, atëherë duhet ta plotësojë agjërimin, ngase atë e ka ushqyer Allahu i Madhëruar (Buhariu 1933). Nëse e sheh ndokënd duke ngrënë me harresë, atëherë duhet t'i tregohet se është agjerueshëm duke u bazuar në fjalën e Allahut të madhëruar: "...dhe ndihmohuni në të mira dhe devotshmëri..." (El Maide 2). Dhe duke u mbështetur në fjalën e Pejgamberit alejhi selam: "E nëse harron atëherë më përkujtoni". E në esencë kjo është vepër e keqe duhet që të ndryshohet. (Mexhalis shehër Ramadan- li Ibni Uthejmin:70)


Kush ka nevojë ta prish agjërimin për ta shpëtuar ndokënd nga vdekja i lejohet ta prishë, e ta kompensojë më vonë, sikur mund të ndodhë për ta shpëtuar atë që është fundosur apo të fikurit e zjarrit etj.


Kur një agjërues ka marrëdhënie seksuale, agjërimi i tij prishet, a ka ajakuluar apo jo obligohet me teube, me plotësimin e kësaj dite, me kompensim dhe shpagim të rreptë. Sikurse ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejrës radijall-llahu anhu përderisa ne ishim ulur tek Pejgamberi alejhi selam kur erdhi një njeri tha: "O i Dërguar i Allahut jam shkatërruar, i tha: -Çfarë ke? Tha: -Kam fjetur me gruan time duke qenë agjërueshëm. Tha Pejgamberi alejhi selam: -A ke mundësi të agjërosh dy muaj radhazi? Tha: -Jo! Tha: -A ke mundësi t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër? Tha: -Jo...!(Buhariu, 1936). I njëjti gjykim është edhe me zina prostitucion (homoseksualizëm) etj.


Nëse dëshiron të ketë marrëdhënie me gruan e tij, mirëpo fillimisht e prishë agjërimin duke ngrënë diçka, atëherë mëkati i tij është më i rëndë dhe njëherazi ka thyer vlerat e këtij muaji dy herë. Me ngrënien e tij dhe me marrëdhëniet e tij njëkohësisht shpagimi është i rëndë dhe obligohet me teube të sinqertë. (Mexhmu'ul Fetava:25/262)

Të puthurit apo të prekurit e agjëruesit gruan e tij, nëse ky zotëron epshin e tij, atëherë është e lejuar, sikur ka ardhur në hadithin e Aishes se Pejgamberi alejhi selam: "Ka puthur duke qenë agjërueshëm, mirëpo ka zotëruar vetveten e tij".

Ndërsa hadithi: "E lë gruan e tij për Mua". Qëllimi është për marrëdhënie, mirëpo nëse një person e ka epshin e fortë dhe nuk e përmban veten dot, atëherë nuk i lejohet gruaja e tij; ngase do të prish agjërimin e tij. Thotë Allahu i lartësuar në hadith kudsij:" E lë epshin e tij për Mua". Mirëpo rregulla e Sheriatit thotë: çdo mjet që shpie në haram është haram.


Nëse një person ka marrëdhënie dhe ka aguar agimi, atëherë obligohet t'i lërë marrëdhëniet dhe agjërimi i tij është i vërtetë, e nëse vazhdon pas agimit me marrëdhënie atëherë ai e ka prishur agjërimin dhe obligohet me teube, kompensim dhe shpagim të ashpër.


Nëse një person zgjohet xhynyb (i papastër) agjërimi i tij është i vërtetë dhe i lejohet ta shtyjë gusulin (pastrimin) qoftë edhe prej hajzit dhe nifasit deri pas agimit, mirëpo duhet të shpejtojë me pastrim për shkak të namazit të sabahut.


Aishja r.a. thotë: "Të Dërguarin e Allahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte".(Muttefekun alejhi)


Aishja dhe Ummi Selema r.a kanë thënë: " E zinte agimi të Dërguarin e Allahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëronte". (Muttefkun alejhi)


Nëse agjëruesi bie në gjumë dhe duke ëndërruar ejakulon, agjërimi i tij nuk prishet me konsensus të dijetarëve dhe duhet ta plotësojë agjërimin.


-Urrehet të shijuarit e ushqimit pa nevojë gjatë agjërimit, ndërsa ai (ajo) i cili ka nevojë të shijojë ushqimin, siç është rasti te nëna e cila ia përgatitë ushqimin fëmijës së saj lejohet një gjë e tillë duke u mbështetur në thënien e Ibni Abbasit radijall-llahu anhu ku thuhet: "Lejohet të shijuarit çka dëshiron për ta pirë".(El-Mugni li-Ibni-Kuddame:3/106)

Nëse agjëruesi është i plagosur apo i del gjak nga hunda dhe i shkon në fyt apo uji a benzina e që (mund të ndodhë duke punuar) pa dëshirën e tij, atëherë agjërimi i tij është i vërtetë. Apo nëse agjëruesit i depërton pluhuri gjer në brendësin e gjoksit, ndonjë tym apo mizë pa qëllim agjërimi i tij është i plotë.


Preferohet që larja e dhëmbëve me pastë të bëhet natën ngase zakonisht përmban aroma të fortë. (El-Mugni:3/44)


Pirja e duhanit konsiderohet prej gjërave që e prishin agjërimin dhe nuk është arsye (duhani) për lënien e agjërimit, ngase mëkati nuk mund të jetë arsye.


Zhytja në ujë nuk e prish agjërimin, lejohet të laget koka me ujë prej nxehtësisë gjatë agjërimit (Fet'hul Bari:4/135;Mexhmu'ul Fetava 29/263). Urrehet të notuarit gjatë agjërimit për shkak të ekspozuarit të prishjes së agjërimit, e ai i cili profesioni i tij është zhytës, nëse sigurohet se nuk do t'i depërtojë uji në gjoksin e tij, atëherë lejohet.

Nëse ndokush ha, pi apo ka marrëdhënie seksuale duke menduar se ende ka kohë e pastaj i bëhet e njohur se ka aguar, nuk obligohet me asgjë. Kjo është thënë qartë në ajet ku aludon në dallimin mes perit të bardhë nga peri i zi në agim. Transmeton Ibni Abbasi radijall-llahu anhu se ka thënë: "Allahu i lartësuar ka lejuar për ju ngrënien dhe pijen përderisa ju jeni të dyshimtë. (El-Fet'h: 4/148)


Nëse bën iftar duke menduar se Dielli ka perënduar e Dielli ende s'ka perënduar atëherë obligohet ta kompensojë atë ditë sipas shumicës së dijetarëve, për arsye se ende është ditë, ndërsa shejhul Islam Ibni Tejmije mendon se s'ka nevojë për kompensim.

Nëse agon agimi dhe në gojën e tij ka mbetur ende diçka nga ushqimi apo pija, fukahatë janë të një mendimi se duhet ta përfundojë atë që i ka ngelë në gojën e tij. Gjithashtu i njëjti qëndrim është edhe me atë i cili ha apo pi diçka nga harresa.

 

"70 çështje rreth agjërimit", El Uthejmin

Burimi i Jetës

20.05.2018

fShare
11
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com