All for Joomla All for Webmasters

Kompensimi i agjërimit

. Posted in Agjerimi. Vizita: 1442

fShare
17
Pin It

kompensimKompensimi i asaj që të ka ikur nga Ramazani nuk është obligim menjëherë pas tij, por obligueshmëria e kësaj është me kohë të gjerë.

Argumenti: Është përcjellë nga Aishja (radijAllahu anha) se ka thënë: "Kam pas borxh nga Ramazani dhe nuk kam pas mundësi ta kompensoja veçse në shabanin e ardhshëm (muajin para Ramazanit tjetër)." Buhariu (4/166) dhe Muslimi (1146).

El Hafith në "El Fet'h" (4/191) thotë: "Ky hadith argumenton lejimin e vonimit të kompensimit të ditëve të prishura nga Ramazani në përgjithësi, qoftë me arsye apo pa arsye."

Por, siç dihet vetvetiu, shpejtimi në kompensimin e tij është më primar sesa vonimi, duke hyrë në argumentet e përgjithshme të cilat nxisin në shpejtimin për punë të mira dhe mosneglizhimin e tyre.

Argument për këtë kemi Fjalën e Allahut: "Dhe nxitoni në rrugën drejt faljes nga Zoti juaj." Ali Imran: 133.

Allahu thotë: "Të tillët janë që garojnë në vepra të mira dhe janë më të parët në to." Muminun: 61.

Nuk obligohet vazhdimësia pa shkëputje në agjërimin e ditëve të mbetura për kompensim, me arsyetimin e të bashkuarit e tyre me formën e agjërimit në kohën e vet.

Allahu i Lartësuar thotë: "Atëherë të agjërojë aq ditë në ditët e mëvonshme." El Bekare: 185.

Ibën Abasi thotë: "Nuk ka problem nëse agjërohen të ndara nga njëra-tjetra." Buhariu në tealikatet e tij (4/189), ndërsa Abdurrazaku, Darakutni … etj., e kanë transmetuar të lidhur me zinxhir të saktë.

Ndërsa Ebu Hurejra thotë: "I agjëron një nga një, nëse dëshiron." "Irvail Galil" (4/95).

Nuk është përcjellë ndonjë hadith i saktë i ngritur tek i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), me sa dihet, as për agjërimin e ditëve të kaluara nga Ramazani, të ndara dhe as të ngjitura me njëra-tjetrën. Por ajo që është me e afërt dhe më e lehta është lejimi i të dyjave.

Kështu, lejimi i shkëputjes nuk e mohon bashkimin.

Dijetarët janë të një mendimi se kush vdes dhe ka lënë namaze pa falur, përgjegjësi i tij nuk ia kompenson ato e as dikush tjetër. Po kështu, kush nuk ka mundësi të agjërojë, nuk agjëron për të askush gjatë jetës së tij, por ushqen për çdo ditë nga një të varfër.

Ndërsa kush vdes dhe ka agjërim të zotuar pa kryer, agjëron përgjegjësi për të.

Argumenti: Bazuar në fjalën e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): "Kush vdes dhe ka pasur agjërim për të kompensuar, le të agjërojë përgjegjësi i tij për të." Buhariu (4/168) dhe Muslimi (1147).

Ibën Abasi (radijAllahu anhu) thotë: "Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe e pyeti: -O i Dërguari i Allahut! Nëna ime vdiq dhe i ka mbetur një muaj pa agjëruar (pa e kompensuar), a të kompensoj për të? - Po. Borxhi i Allahut është parësor që të kthehet." Buhariu (4/169) dhe Muslimi (1148).

Këto hadithe të përgjithshme janë të qarta në ligjshmërinë e agjërimit të përgjegjësit (apo të afërmit) të të vdekurit, të gjitha llojet e agjërimit. Këtë mendim kanë edhe disa nga shafiitë, gjithashtu edhe Ibën Hazmi (7/2,8).

Gjithashtu edhe Ibën Abasi (radijAllahu anhu) thotë: "Nëse dikush sëmuret në Ramazan, pastaj vdes dhe nuk agjëron, për të jepet ushqim dhe nuk ka kompensim për të, e nëse ka qenë agjërim zotimi, atëherë agjëron për të përgjegjësi i tij." Ebu Davudi me zinxhir të saktë.

Ibn Abbasi transmeton një hadith ku thuhet se përgjegjësi agjëron për të vdekurin për agjërim zotimi, ku thuhet se Sead ibën Ubadetu (radijAllahu anhu) pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-l Allahu alejhi ue sel-lem): Nëna ime ka vdekur dhe ka pas agjërim zotimi (a të agjëroj në vend të saj)? Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: "Kompensoje atë në vend të saj." E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.

 

Marrë nga: "Sifetu Saumi en Nebij fi Ramadan"

Burimi i Jetës

17.06.2018

fShare
17
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com