All for Joomla All for Webmasters

Gjatë itikafit

. Posted in Agjerimi.

Pin It

itikafPersoni që hyn në itikaf mund të bëjë punë ose veprime që marrin gjykime të ndryshme. Ato ndahen në tre pjesë: të lejuara, të pëlqyera dhe të ndaluara.


  1. Të lejuara, si:


biseda me njerëzit, interesimi për gjendjen e tyre, (por jo teprimi siç bëjnë disa që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës me biseda), dalja nga xhamia në rast domosdoshmërie si dalja për marrjen e ushqimit nëse nuk ka kush ia sjell, dalja për kryerjen e nevojave personale, ose dalja për kryerjen e një detyrimi si larja nga xhunubllëku, ndërsa dalja për një punë që s'është e detyrueshme si: vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, e të ngjashme me to, nëse e kushtëzon para hyrjes në itikaf mund të dalë e nëse jo atëherë nuk del.


Nëse i vdes një i afërt e i duhet të dalë patjetër, atëherë del edhe nëse e prish itikafin, sepse itikafi nuk është uaxhib.

Gjithashtu i lejohet lëvizja në xhami nga një vend në tjetrin për një arsye.


  1. Të pëlqyera, si:


Adhurimi i Allahut subhanehu ue teala dhe afrimi tek Ai me adhurime të ndryshme, si: lexim Kurani, dhikër, namaz, etj., sepse ky është thelbi dhe qëllimi i itikafit dhe për këtë arsye është caktuar kryerja e tij në xhami.


  1. Të ndaluara të cilat e prishin itikafin, si:


dalja nga xhamia pa arsye, shitblerja, marrëdhëniet intime e të ngjashme me këto.

 

Shkëputur nga libri: "Fikhul ibadet" i shejh Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!)

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com