All for Joomla All for Webmasters

OBLIGIMI YT NË RAMAZAN

. Posted in Agjerimi.

Pin It

Ta dish, vëlla i dashur musliman se Allahu na e ka bërë obligim agjërimin e Ramazanit në mënyrë që ta adhurojmë Atë, prandaj agjërimi yt të jetë i plotë dhe i dobishëm, vepro si vijon:

1. Fale namazin, sepse ka prej agjëruesve që nuk e falin namazin. Namazi është shtyllë e fesë, kurse lënia e tij është prej kufrit (mosbesimit).

2. Agjëroje Ramazanin dhe edukoji fëmijët tu në agjërim, nëse kanë mundësi të agjërojnë (edhe nëse nuk e kanë obligim), dhe ki kujdes të mos hash në Ramazan pa patur arsye. I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) ka parë në ëndërr një popull, i cili kishte lidhur…, me gojë të shqyera, dhe prej gojëve të tyre rridhte gjak. Thotë (salallahu alejhi ue selam): “Thashë, kush janë këta njerëz? Më thanë: Këta janë ata që hanin në ditët e agjërimit pa hyrë koha e iftarit…” (Sahih, Hakimi)

Prandaj, ai që ha në një ditë të Ramazanit me qëllim, le të bëjë teube (pendim) tek Allahu dhe le ta kompensojë atë ditë.

3. Ki kujdes të mos hash para njerëzve, sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) thotë: “I Gjithë umeti im do të falet, përveç atyre që veprojnë mëkate haptazi.“ (Mutefkun alejhi)

4. Bëhu njeri me moral të lartë, ki kujdes nga kufri dhe ofendimi i fesë, ki kujdes nga keqtrajtimi i njerëzve duke argumentuar se ti je agjërues, sepse agjërimi i pastron shpirtrat e nuk e prish moralin. Thotë i Dërguari (salallahu alejhi ue selam): “Nëse dikush prej jush është agjërueshëm, mos të ofendojë e as mos ta ngrejë zërin e tij, e nëse ofendohet prej ndokujt apo e lufton ndokush, atëherë le të thotë: unë jam agjërueshëm.” (Mutefekun alejhi)

5. Ruaje gjuhën tënde - ruaje gjuhën tënde nga gibeti (përgojimi), gënjeshtra dhe gjërat tjera të dëmshme. Thotë i Dërguari (salallahu alejhi ue selam): “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të punuarit me të, Allahu nuk ka nevojë që ai njeri ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.“ (Buhariu).

Po ashtu thotë: “Sa e sa prej agjëruesve nuk përfitojnë nga agjërimi i tyre gjë tjetër përveç…” (Sahih, Darimiu)

6. Lexo libra rreth agjërimit, lexo në mënyrë që t'i dish rregullat e agjërimit, të dish se ngrënia apo pirja prej harresës nuk e prish agjërimin dhe se të qenit xhunub (i pa pastër nga marrëdhëniet seksuale) natën nuk e pamundëson agjërimin, edhe pse është obligim që të pastrohet në mënyrë që të jetë i pastër dhe të falë namazin.

Marrë nga“Agjërimi i Ramazanit - Vlerat dhe rregullat e tij”

Muhamed  Xhemil Zejno

Burimijetes.com

11.06.2015

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com