All for Joomla All for Webmasters

SI TË PËRGATITEMI PËR RAMAZAN

. Posted in Agjerimi.

Pin It

1. Me lutje. T’i lutemi Allahun  që ky muaj fisnik të na arrijë ne, ashtu siç vepruan gjeneratat e para. Ata vetëm e lusnin Allahun gjashtë muaj qe t’i arrijë Ramazani. Pastaj e lusnin përsëri Allahun gjashtë muaj, derisa  pranohej lutja e tyre. T’i lutemi Allahut të na ndihmojë që ta presim mirë atë dhe t’i përmirësojmë  veprimet tonë në të. Gjithashtu, t’i lutemi Allahut t’i pranojë veprat tona në këtë muaj të ndershëm.

2. Me hapjen e  zemrave tona ndaj muslimanëve. Mos të ketë mes teje dhe ndonjë muslimani urrejtje, ashtu siç thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!): “Allahu i vështron  të gjitha krijesat e Tij në natën e gjysmës së muajit shaban dhe i fal të gjitha krijesat e Tij, me përjashtim të atij i cili i bën shok Atij dhe atij që urren.”

3. Me agjërim. Kështu ka vepruar i Dërguari (alejhi selam). Kjo shihet nga hadithi i Usame bin Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy!).  Ai thotë: “Thash: O i dërguar i Allahut, nuk të kam parë të kesh agjëruar në ndonjë muaj më shumë se sa  agjëron në muajin shaban? Ai  tha: “Ai është një muaj të cilin njerëzit e lenë pas dore, ngase është në mes muajit rexhep dhe Ramazanit. Ai është muaj në të cilin veprat  ngjiten te Zoti i botëve  dhe unë dëshiroj që veprat e mia të ngrihen e unë të jem agjërueshëm.”

                                        “Sahihu terhib ue tergib” 1012.

4. Duke u dhënë rëndësi detyrimeve. Siç është  namazi i përbashkët në sabah dhe kohët e tjera, në mënyrë që mos të  shkoj kot as vlera më e vogël e Ramazanit. Sa të kesh mundësi të largohesh nga gjynahet, të cilat janë pengesë për sevape (shpërblime).                                       

5. Të falësh vazhdimisht namazin e natës dhe të bësh rregullisht lutjet, si dhe të caktosh një pjesë të Kuranit për lexim çdo ditë, në mënyrë që mos të bëhemi përtac në mes të muajit, duke i shtuar kësaj kohe të caktuar për leximin e Kuranit, pas namazit dhe para tij ose mes akshamit dhe jacisë, ose përveç këtyre edhe vakte të tjera gjatë gjithë muajit shaban dhe Ramazan. Me ndihmën e Allahut ta bësh këtë edhe jashtë këtyre muajve.

6. T’i  lexosh  dhe mësosh rregullat e agjërimit, nëpërmjet librave, ligjëratave të dijetarëve, si dhe nga studentët që i njohin këto rregulla.

7. Përgatitje për thirrje në Islam gjatë Ramazanit me të gjitha mjetet, sepse shpirtrat janë të gatshëm të pranojnë thirrjen në këtë muaj, gjë që nuk ndodh jashtë këtij muaji. Në këto mjete bën pjesë: fjala e bukur  në xhami ose  në ndonjë vend të veçantë për  një person a më tepër. Të japësh dhuratë ndonjë fletëpalosje ose kasetë të dobishme apo të krijosh hallkë përkujtuese, leximin e Kuranit në xhamia dhe shtëpi, tubimi i fetvave (vendimeve) rreth agjërimit dhe shpërndarjes së tyre, si dhe nxitje për veprat e mira,  etj.

8. Parapërgatitje morale me  të gjitha sjelljet e mira dhe largimi nga të gjitha sjelljet e këqija. Ka mundësi të bëhet kjo nëpërmjet leximit të librave që flasin për moralin ose t’i pyesësh  pasuesit e sjelljeve të  mira që të të japin këshilla  rreth asaj që është  jo e mirë për moralin, nëse gjinden.

9. Parapërgatitje për shfrytëzimin e kohës në Ramazan, duke bërë orar për leximin e Kuranit, vizitat për hir të Allahut, si dhe vizitat e të afërmve etj.

10. Nxitje  e xhematit të xhamisë për organizimin e iftareve të përbashkëta  të përditshme ose të paktën njëherë në këtë muaj. Nxitje  e xhematit për shkëmbimin e vizitave për hir të Allahut gjatë këtij muaji, si dhe takimin pas faljes së namazit të Bajramit në xhami ose në çfarëdo vendi të përshtatshëm për këtë.

E lusim Allahun të na e bëjë të mundshëm arritjen e Ramazanit dhe të na ndihmojë në pritjen e tij dhe përmirësimin e veprave në të!

Përktheu: Burimijetes.com

11.06.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com