All for Joomla All for Webmasters

7 GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN

. Posted in Agjerimi.

Pin It

Ekzistojnë shtatë gjëra që e prishin agjërimin:

1. Marrëdhënia seksuale. Kur një agjërues ka marrëdhënie seksuale agjërimi i tij prishet. Po qe se ai është njëri nga personat, nga të cilët kërkohet të agjërojnë, ndërsa marrëdhënia seksuale ka ndodhë gjatë ditës, atëherë do të obligohet të shpaguaj për këtë. Në rastin e këtillë shpagimi do të ishte njëra nga gjërat vijuese përkatësisht: e para është lirimi i një robi; po qe se kjo nuk është e mundshme, atëherë ai duhet të agjërojë dy muaj pa ndërprerje. Nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë ai duhet t'i ushqejë gjashtëdhjetë persona të varfër.

Mirëpo, po qe se personi qe agjëron nuk është njëri nga ata që duhet të agjërojnë, (p.sh. Udhëtari), ndërsa ka pasur marrëdhënie seksuale, atëherë nga ia kërkohet përmbushja (kaza) e jo shpagimi (kefare).

2. Derdhja e spermës përmes prekjes, puthjes ose përqafimit. Puthja pa derdhje nuk e prish agjërimin.

3. Marrja e çfarëdo lloj ushqimi apo pije që arrin deri në bark ose përmes gojës ose përmes hundës.

Është e ndaluar për personin që agjëron  të thithë  tymin e  'Behurit' (lloj druri që kur të digjet, tymi i saj shëndrrohet në erë të mirë )  që arrin deri në bark, ngase tymi i saj është  si trupthi. Marrja erë parfumeve është lejuar.

4. Çdo gjë që i ngjan ngrënies ose pirjes. Për shembull, çfarëdo injeksioni vitaminoz që vepron si ushqim. Përndryshe, injeksionet tjera lejohen gjate agjërimit.

5. Nxjerrja e gjakut përmes ‘Hixhames’ ose nëpërmjet venave, kur kjo shkakton  plogështinë e trupit. Nxjerrja e sasisë së vogël të gjakut është e lejuar ngase nuk ndikon në plogështinë e trupit sikur Hixhameja.

6. Vjellja e qëllimtë.

7. Paraqitja e të përmuajshmeve (menstruacioneve), ose gjakderdhja pas lindjes.

Efektet e shtate gjërave të lartpërmendurave u nënshtrohen tre kushteve vijuese.

Kushti i parë

Personi që agjëron duhet të jetë i vetëdijshëmpër rregullin në atë kohë. Prandaj, nëse një person kryen ‘Hixhamen’ gjatë agjërimit, duke qenë i bindur që kjo nuk e prish agjërimin e tij, atëherë agjërimi i tij nuk do të prishet, për shkak se ai nuk i di rregullat. Allahu thotë: “Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për qka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht” [ Ahzab: 5] dhe ka thënë: "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! [ Bekare: 286] e Allahu thotë: “ e kam bërë këtë”

Si dhe transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Adijj bin Hatimi, i cili kishte vendosur dy penj, një të zi dhe një të bardhë nën jastëkun e tij. Ai filloi të hante  përderisa arriti t’i dallonte ata njërin nga tjetri, e atëherë ai u përmbajt nga ushqimi duke menduar se kjo që bëri ishte qëllimi i fjalës së Allahut:derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim”[Bekare:18]lajmëroi Pejgamberin e Allahut , paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për veprimin e tij e ai i tha : “ Jo është për qëllim bardhësia e ditës dhe errësira e natës”

Njësoj, po qe se personi që agjëron merr ushqim pas agimit, por se ende nuk ka aguar dielli, agjërimi i tij nuk do të prishet për shkak se ai nuk e di kohën e saktë.

Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thënë: “ Në një ditë me mjegull, kemi bërë iftar në kohë të Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e pastaj doli dielli.”[ Transmeton Buhariu] E po të ishte obligim agjërimi i një ditë tjetër do të sqaronte Pejgamberi ,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, sepse Allahu plotësoi me të fenë, e po të sqarohej do ta transmetonin atë Sahabet ,ngase Allahu e ka marrë përsipër ruajtjen e fesë, dhe mos transmetimi i sahabeve tregon se nuk është obligim si dhe këto lajme me siguri do të transmetoheshin për shkak të rëndësisë së tyre dhe nuk do të anashkaloheshin.   

Kushti i dytë

Të kujtuarit e agjërimit.Kështu që nëse një person që agjëron merr ushqim duke harruar se është duke agjëruar, agjërimi i tij nuk do të prishet. Pejgamberi , paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “ Ai që nga harresa han dhe pinë  duke qenë agjërueshëm le ta plotëson agjërimin e tij, ngase atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë Allahu”.[ Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Kushti i tretë

Personi që agjëron ka vullnetin e tij të lirë. Po qe se detyrohet të hajë apo të pijë, agjërimi i tij nuk do të prishet.

Ngjashëm, po qe se ai duke e shpërlarë gojë me gargarë, ose duke hedhur ilaç me pika ne sytë e tij, disa pika të ujit ose të ilaçit arrijnë pa qëllim deri te barku i tij, agjërimi i tij nuk do të prishet ngase kjo është pa dëshirën e tij.

Vlen të shënohet se përdorimi i ‘Sivakut’ për pastrimin e dhëmbëve nuk e prish agjërimin. Përkundrazi, është sunnet të pastrohen dhëmbët për të dhe për të tjerët në çdo kohë gjatë ditës.

Personi që agjëron i lejohet të bëj çka do që i pakëson telashet për shkak të vapës dhe etjes, siç është përdorimi i ujit për ta flladitur trupin. Pejgamberi Muhammed, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, derdhte ujë mbi kokën e vet derisa agjëronte. [ Transmeton Ebu Davudi] Ibn Umeri e lagte një copë rrobe dhe e vente mbi trupin e vet.[ Transmeton Buhariu]

Gjërat e këtilla janë lehtësime, të cilat Allahu na ka lejuar t'i gëzojmë.

Marrë nga “Rregullat e agjërimit”

Muhammed Salih El Uthejmin

Burimijetes.com

29.06.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com