All for Joomla All for Webmasters

AGJËRIMI

. Posted in Agjerimi.

Pin It

Agjërim do të thotë të braktisësh ushqimin, pijen dhe mardhëniet intime nga agimi e deri në perëndim të diellit.

Agjërimi është njëra nga pesë shtyllat themelore mbi të cilat është ndërtuar Islami. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: "O ju që keni besuar, Agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm" El-Bekare, 183.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë detyrë në vitin e dytë të hixhretit (emigrimit).

Agjërimi është një adhurim krejt i veçantë nga adhurimet e tjera, dobitë e të cilit janë të shumta.

Agjërimi ka dobi fetare, morale, sociale dhe shendetsore.

Agjërimi është një adhurim i veçantë që bashkon devotshmërinë me persosjen morale, e cila manifestohet nëpërmjet sakrificës, durimit, mëshirës, bujarisë etj.

Agjërimi e forcon më shumë besimtarin në sinqeritetin e tij ndaj Allahut, e bën atë më të durueshëm nga uria dhe etja, që të forcohet e kalitet më shumë për sprovat e jetës.

Agjërimi e bën besimtarin të mendojë më shumë për njerëzit e varfër, të cilët janë të uritur dhe të etur.

Agjërimi e pastron besimtarin nga veset e liga dhe e nxit atë të ndihet më afër me besimtarët e tjerë.

Burimi Jetes

04.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com