All for Joomla All for Webmasters

ARDHJA E MUAJIT TË RAMAZANIT ËSHTË SIPAS SHIKIMIT TË HËNËS

. Posted in Agjerimi.

Pin It

Ibn Omeri - Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve!- thotë:

"Ndërsa njerëzit po përpiqeshin njëherë të shikonin hënën e re, ai i tha profetit -alejhi salatu ue selam- se e kishte parë atë. Kështu Profeti - alejhi salatu ue selam- agjëroi dhe i urdhëroi dhe të tjerët të agjëronin."

Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- thotë se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

"Agjëroni pasi ta shihni atë -hënën e re- dhe ndërpriteni agjërimin -në fund të muajit- kur ta shihni atë. Nëse është e fshehur, atëhere prisni derisa të kalojnë tridhjetë ditët e muajit shaban." (Buhariu dhe Muslimi)

Burimi Jetës

05.06.2016

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com