All for Joomla All for Webmasters

DEFINICIONI I FIKHUT

. Posted in Rregulla Fikhu.

Pin It

Në kuptimin gjuhësor - "فقه“Fikh”do të thotë: - " فهم"“njohje”, ”kuptim”. Me këtë domethënie është përdorur edhe në ajetin ku Musa (alejhi selam) i bën lutje Allahut të Lartësuar:

وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي

“Dhe zgjidhma nyjën nga gjuha (ma largo mangësinë e të shprehurit). Që ata ta kuptojnë fjalën time.” Sure Ta Ha, 27-28.

 

Ndërsa në kuptimin terminologjik, shkenca e fikhut ka disa definicione, ndër to zgjedhim:

-Njohja e dispozitave të Sheriatit që lidhen me veprat (e njeriut) dhe me argumentet e tyre të hollësishme (të zbërthyera).

-Shkencë që merret me dispozitat praktike të sheriatit të nxjerra nga argumentet e hollësishme.

Sqarim i definicionit

-Me fjalën: “njohja” është për qëllim dija e sigurt dhe ajo dominuese mbi të dyshimtën (jo njohuria paragjykuese ose dija e pambështetur supozuese).

-Ndërsa me pjesën: “dispozitat e sheriatit” janë për qëllim dispozitat e përfituara nga sheriati, si p.sh.:  njohja e një praktike të caktuar se është vaxhib ose haram. Këtu përjashtohen njohuritë e përfituara nga logjika dhe njohuritë e përfituara nga përvoja.

-Ndërsa me fjalinë: “që lidhen me veprat (e njeriut)” janë për qëllim ato gjëra që nuk lidhen në mënyrë direkte me bindjen dhe besimin (akiden), si: kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, etj. Pra, në përkufizimin e fikhut përjashtohen ato gjëra që lidhen me besimin, si: teuhidi (njësimi) i Allahut dhe njohja e Emrave dhe Atributeve të Tij. Pra, këto nuk përfshihen në “fikh”, sipas kuptimit terminologjik të tij.

-Dhe me pjesën: “me argumentet e tyre të hollësishme” janë për qëllim argumentet të zbërthyera, të imtësuara nga të cilat nxirren dispozitat e fikhut. Kështu që përjashtohet nga ky përkufizim shkenca e Usuli fikhut, për shkak se ai studion argumentet e përgjithshme të fikhut.

 

Përgatiti: Alaudin Abazi

Burimijetes.com

07.02.2014

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com