All for Joomla All for Webmasters

DISPOZITAT OBLIGUESE

. Posted in Rregulla Fikhu.

Pin It

(El ahkamut- teklifije)

Dispozitat apo ligjet të cilat nxirren nga argumentet e sheriatit, të gjitha, nuk e kanë të njëjtin rang apo gradë por ato dallojnë varësisht prej fuqisë dhe formës së argumentit se si ka ardhur. Prandaj dijetarët e Usulit i kanë ndarë ato në disa lloje:

 

1. Vaxhib (obligim):

"Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim në mënyrë të prerë, mosvepruesi i saj ndëshkohet, prandaj  ai që e ekzekuton shpërblehet, ndërsa ai që e lë ndëshkohet.

Me fjalë tjera Vaxhibi është ajo që është e urdhëruar të kryhet për përmbushje e së cilës i pason shpërblimi, ndërsa për mospërmbushje pason dënimi.

 

2. Haram (ndalesë):

Kjo është e kundërta e obligimit (vaxhibit), kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim në mënyrë të prerë, dhe ai që e vepron atë ndëshkohet.

Pra Haram është ajo që është e ndaluar të veprohet dhe për cka pason dënimi.

 

3. Mesnun, mendub (e rekomanduar):

Kërkesa e Ligjdhënësit për veprim por jo në mënyrë të prerë dhe mosvepruesi nuk ndëshkohet. Me fjalë tjera ajo për të cilën ai që e bën shpërblehet, ndërsa ai që e lë nuk ndëshkohet.

 

4. Mekruh (e urryer, e neveritur):

Kjo është e kundërta e rekomandimit, kërkesa e Ligjdhënësit për mosveprim por në mënyrë jo të prerë, vepruesi i saj nuk ndëshkohet.

 

5. Mubah (e lejuar):

Kjo është kur bërja dhe lënia e një vepre është e njëjtë.

Alaudin Abazi

Burimijetes.com

 

16.03.2014

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com