All for Joomla All for Webmasters

Qëllimet e ligjërimit të haxhit dhe dobitë e tij

. Posted in Haxhi. Vizita: 1210

fShare
18
Pin It

haxhi 2018Falënderimi dhe Lavdërimi i takojnë vetëm Allahut, i Cili ligjëroi për robërit e Tij periudha të adhurimeve dhe devotshmërisë! Derdhi mbi ta mirësi të shumta me të cilat pastrohen shpirtrat dhe qetësohen zemrat e tyre. Garojnë në këto kohë duke patur si synim shikimin e Fytyrës së Zotit të tyre si dhe kënaqësinë e Tij, duke dëshiruar fshirjen e të këqijave, shumimin e të mirave dhe ngritjen në gradë. E prej këtyre periudhave është Haxhi në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, duke mos vendosur si shpërblim për Haxhin e pranuar vetëm se Xhenetin.

Dërgoj salavate dhe selame mbi udhëzuesin, besnikun, profetin mëshirues për umetin e tij, i cili ka thënë: “Merrini prej meje adhurimet tuaja (të Haxhit)”.

E gjithë mirësia dhe e gjithë fitorja qëndron tek ai që e ndjek këtë profet.

Ç’lumturi është për atë që e ndjek, e ç’gradë e madhe për atë që udhëzohet me rrugën e tij! Salavatet dhe selamet qofshin edhe për familjen e shokët e tij.

Haxhi është adhurim sikur adhurimet e tjera. Në të ka vështirësi dhe mund, duke filluar me ndarjen prej familjes dhe fëmijëve, në të ka shpenzim të pasurisë, etj. Duke qenë i tillë, Allahu me Mëshirën e Tij për robërit e Tij ia ka bërë të detyrueshëm një herë në jetë muslimanit që ka arritur moshën e pjekurisë, që është i logjikshëm, që zotëron ushqimin dhe mjetin transportues gjatë rrugës, së bashku me sigurinë e rrugës dhe prezencën e personit që konsiderohet shoqërues nga ana fetare për gruan. E gjitha kjo, sepse qëllimi është nderimi i njeriut e jo poshtërimi, mirësia ndaj tij dhe jo ndëshkimi. Për të gjitha këto arsye kanë ardhur përgëzime dhe vlera të shumta për atë që e vepron këtë adhurim në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit (Lavdërimi dhe pastrimi i Allahut qofshin për të).

 

Qëllimet e ligjërimit të Haxhit dhe dobitë e tij

 

1. Realizimi i të qenët rob dhe i njësimit të Allahut të Lartësuar, sepse përsosmëria e krijesës qëndron në realizimin e të qenët rob ndaj Zotit.

Sa më shumë që robi e realizon atë, aq më tepër i shtohet përsosmëria dhe i ngrihen gradat. Haxhi është përulje ndaj Zotit, nënshtrim dhe përgjërim ndaj Tij. Haxhiu del prej kënaqësive të dynjasë duke emigruar për te Zoti i vet, duke lënë pasurinë, familjen dhe vendin, duke u zhveshur prej rrobave e veshur ihramin, me kokë të zbuluar, duke qenë i thjeshtë me Zotin e tij, duke lënë parfumosjen dhe gratë, duke kaluar në vendet ku kryhet Haxhi me zemër të mbushur me frikë-respekt, me sy të lotuar, gjuhë përkujtuese, shpreson mëshirën e Zotit dhe i frikësohet ndëshkimit të Tij.

 

2. Fitimi i hyrjes në Xhenet. Hyrja në Xhenet për muslimanin është qëllimi më i madh dhe synimi final për të cilin ai punon pa ndërprerë gjatë gjithë jetës për ta arritur.

 

3. Përmbushja e devotshmërisë dhe të thelluarit e konceptit të saj në shpirtra përgjatë madhërimit të adhurimeve të Allahut të Lartësuar të cilat shfaqen qartë në kryerjen e punëve dhe adhurimeve të ndryshme të Haxhit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Kjo është kështu! E kush madhëron adhurimet e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave." Haxh, 32.

 

4. Haxhi është shkak i madh për fshirjen e të këqijave dhe ngritjen në grada, sepse Haxhi i shlyen gjynahet para tij.

Profeti (Lavdërimi dhe pastrimi i Allahut qofshin për të) ka thënë: “Kush e bën Haxhin në këtë Shtëpi duke mos thënë fjalë të turpshme e duke mos bërë gjynahe, kthehet si ditën që e ka lindur nëna.”

 

5. Lidhja e muslimanëve me Kiblen e tyre nga e cila kthehen gjatë namazeve farz pesë herë ditën dhe natën.

Në këtë ndodhet një e fshehtë e mrekullueshme që ua shmang fytyrat prej ndjekjes së të tjerëve duke u mbetur krenaria dhe nderi.

 

6. Realizimi i parimit të vëllazërimit në besim.

Periudha e Haxhit është rast i volitshëm në të cilën haxhiu njihet me vëllezërit e tij muslimanë nga lindja e perëndimi. I bashkon vëllazërimi për hir të Allahut, vëllazërimi në fe, vëllazërimi në akide. Bëjnë tauaf, bëjnë sa’j, qëndrojnë në Arafat dhe i kryejnë së bashku adhurimet e Haxhit.

 

vijon...

 

Përgatiti: Hariz Allkoçi

Burimi i Jetës

07.08.2018

fShare
18
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com