All for Joomla All for Webmasters

Gjërat e ndaluara gjatë ihramit

. Posted in Haxhi. Vizita: 1641

fShare
8
Pin It
  1. ndalesat ne ihramVeshja e rrobave të qepura për burrat.
  2. Prerja e thonjve.
  3. Prerja e flokëve (po kështu dhe heqja e qimeve).
  4. Mbulimi i kokës për burrat me diçka të puthitur me kokën.
  5. Veshja e dorashkave dhe e nikabit për gruan.
  6. Parfumosja.
  7. Marrëdhënia seksuale.
  8. Puthja dhe afrimi tek gruaja, pa arritur në marrëdhënie seksuale.
  9. Vrasja e gjahut.
  10. Akti i martesës.

Ai që vepron njërën nga këto të ndaluara ndodhet përballë tre gjendjeve:

a) Të ketë vepruar me qëllim, pa justifikim a nevojë. Për këtë është gjynahqar dhe për të ka dëmshpërblim.

b) Të ketë vepruar me qëllim, por sipas nevojës. Nuk është gjynahqar për këtë, por për të ka dëmshpërblim.

c) Të ketë vepruar në harresë, a i detyruar, a në gjumë, apo pa dituri. Për këtë nuk është gjynahqar dhe po kështu për të nuk ka dëmshpërblim.

Dëmshpërblimi në raport me të ndaluarat e mësipërme ndahet në katër kategori:

  1. Çfarë nuk ka dëmshpërblim dhe ky është akti i martesës.
  1. Çfarë e ka dëmshpërblimin deve, por në vend të saj konsiderohet si dëmshpërblim i saktë dhe lopa. Ky dëmshpërblim është i veçantë për marrëdhëniet seksuale në haxh përpara tehalulit të parë. Ajo theret dhe shpërndahet e gjitha për të varfrit e haremit duke mos ngrënë ai vetë prej saj asgjë. Marrëdhëniet seksuale ia prishin haxhin, ndaj e ka detyrë plotësimin e haxhit atë vit dhe bërjen kaza të haxhit vitin tjetër pa e shtyrë për më vonë.

Nëse marrëdhëniet seksuale bëhen pas tehalulit të parë përpara tauafit të ifades (dyndjes), atëherë ka për detyrë vetëm dëmshpërblimin e therjes së deles dhe shpërndarjen e mishit te të varfrit e haremit duke mos ngrënë ai vetë asgjë. Po kështu del në kufijtë e haremit duke ripërtërirë nijetin e ihramit dhe duke veshur rrobat e ihramit, izarin dhe ridanë, për të bërë tauafin në ihram.

  1. Çfarë e ka dëmshpërblim (dhe kjo është e veçantë vetëm për gjahun) sipas shtjellimit të mëposhtëm:

- Nëse gjahu ka të ngjashëm prej bagëtive (bagëtitë janë katër llojesh: lopa, deveja, delja, dhe dhia). Theret i ngjashmi në harem dhe mishi u shpërndahet të varfërve të haremit . Nëse dëshiron e kthen të ngjashmin në vlerë, e blen ushqim duke i dhënë çdo të varfëri një gjysmë sa’ë.

E nëse dëshiron agjëron përkundrejt ushqimit të çdo të varfëri një ditë.

- Nëse gjahu nuk ka të ngjashëm, si p.sh.: karkaleci a diçka tjetër, e kthen në vlerë duke ushqyer çdo të varfër me gjysmë sa’ë, apo duke agjëruar për çdo të varfër nga një ditë.

  1. Çfarë e ka dëmshpërblimin me zgjedhje. Ai quhet “shpagimi i dëmit” që kryhet pas bërjes së njërës prej gjashtë të ndaluarave të para.

Ky dëmshpërblim është ose therje e deles, ose ushqim i gjashtë të varfërve për gjithsecilin nga një gjysmë sa’ë (gjysmë sa’i është afërsisht një kg e gjysmë), ose agjërimi i tre ditëve, të bashkuara qofshin apo të veçuara.

 

Përgatiti: Hariz Allkoçi

Burimi i Jetës

10.08.2018

fShare
8
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com