All for Joomla All for Webmasters

Punët e haxhit

. Posted in Haxhi. Vizita: 1143

fShare
13
Pin It

haxhiDo t'i përmendim ato në pika, si më poshtë vijon:

1. Kur haxhiu arrin në mikat (vendi ku vishet ihrami) merr gusël, parfumoset, vesh rrobat e ihramit dhe bën nijetin me një nga tre llojet e haxhit.

Nëse është mutemeti’ë thotë: “Lebejkellahumme umraten mutemetian bihe ilel haxh”.

Nëse është karin thotë: “Lebejkellahumme umraten ue haxh-xhen”.

E nëse është mufrid thotë: “Lebejkellahumme haxhen”.

Nuk i lejohen dhjetë gjërat e ndaluara ihramit.

 

2. E përsërit dhe e shton telbijen e cila është: “Lebbejkellahumme lebejk, lebejke la sherike leke lebejk, in-nel hamde uen ni’ëmete leke uel mulk la sherike lek -Të përgjigjem Ty o Allah të përgjigjem, të përgjigjem, nuk ka ortak për Ty, Ty të përgjigjem, Lavdërimi, Falënderimi, Mirësia dhe Sundimi janë për Ty, nuk ka ortak për Ty."

Kuptimi i telbijes është: unë të jam nënshtruar, jam i dorëzuar ndaj urdhrit Tënd, i përgatitur për t’i kryer amanetet që m’i ke ngarkuar si bindje për Ty dhe nënshtrim, duke mos qenë i detyruar apo i lëkundur.

E thotë telbijen derisa arrin në Mekë. Kur arrin në Mekë fillon tauafin. Nëse i bëhet e mundur të marrë gusël para hyrjes në Mekë është mirë, por nëse nuk ka mundësi para Mekës, por ka mundësi ta marrë gusulin në Mekë para tauafit përsëri është mirë. Por, pas këtij gusuli nuk parfumoset.

 

3. Kur hyn në Xhaminë e Shenjtë hyn me këmbën e djathtë duke thënë: “Allahumme sal’li ala Muhammedin ue sel’lim. Allahumme’ftah li ebuebe rahmetik - O Allah! Lavdëroje dhe pastroje Muhamedin! O Allah! Më hap dyert e Mëshirës Tënde!". Ose thotë: “Eudhu bil’lahil adhim, ue bi uexhhihil kerim ue sultanihil kadim minesh-shejtanirraxhim. Allahumme’ftah li ebuebe rahmetik - Mbrohem me Allahun e Madh, Me Fytyrën e Tij të Nderuar dhe Sundimin e Tij të Vjetër prej shejtanit të mallkuar. O Allah! Më hap dyert e Mëshirës Tënde!"

 

4. Përpara fillimit të tauafit e ndërpret telbijen, pastaj mesin e ridasë e vë nën sqetullën e djathtë e dy cepat i hedh mbi supin e majtë. Pastaj fillon tauafin. E prek Gurin e Zi me dorën e djathtë dhe e puth nëse ka mundësi. Thotë: “ Bismilah, uell’llahu ekber - Në Emër të Allahut, Allahu është më i Madhi) duke mos shtyrë a dëmtuar muslimanët. Nëse nuk ka mundësi tregon me dorë në drejtim të gurit dhe thotë: “Bismilah, uell’llahu ekber”.

 

5. Pastaj rrotullohet shtatë herë rreth Kabes duke filluar dhe mbaruar te Guri i Zi. Kur arrin te këndi jemenas, e prek me dorë nëse ka mundësi dhe thotë: “Bismilah, uell’llahu ekber”. Nëse nuk ka mundësi për këtë gjë, atëherë nuk tregon me dorë në drejtim të tij dhe nuk thotë asgjë, por midis këndit jemenas dhe Gurit të Zi thotë: “Rabbena a’tina fid’dun’ja haseneh, ue fil’ahirati haseneh, ue kina adhaben-nar - Zoti ynë! Na jep në këtë Botë të mirën dhe në Botën tjetër të mirën dhe na mbro nga ndëshkimi i Zjarrit). E përsërit këtë lutje derisa arrin te Guri i Zi duke mos shtuar diçka. Gjatë tauafit zgjedh dua’ dhe dhikër që dëshiron dhe nuk merret me gjë tjetër.

 

6. Është e pëlqyer vetëm në tauafin e kudumit (të ardhjes) ramli që është nxitimi në të duke ecur e duke afruar hapat në tre xhirot e para. Kur e mbaron tauafin e kthen cepin e ridasë (pjesës së sipërme të veshjes së ihramit) mbi supin e djathtë. Pastaj drejtohet te mekami i Ibrahimit, alejhi selam, dhe fal dy rekate, nëse i bëhet e mundur, pa shtyrë a dëmtuar vëllezërit muslimanë. Nëse nuk i mundësohet falet ku të dojë duke lexuar në rekatin e parë “Fatihanë” dhe suren “El Kafirun” e në të dytin “Fatihanë” dhe suren “Kul huellahu ehad”. Nëse lexon sure të tjera pas “Fatihasë” nuk ka problem.

 

7. Është e pëlqyer pas dy rekateve të pijë nga uji i Zemzemit, pastaj e prek Gurin e Zi, ose tregon me dorë drejt tij , por nuk bën tauaf.

Nëse është duke kryer llojin ifrad apo kiran të haxhit dhe dëshiron ta kryejë përpara sa’jin e haxhit i cili është shtyllë, mund ta bëjë sa’jin e haxhit, duke i mbetur për më pas tauafi i ifades apo i vizitës.

Por nëse është duke kryer llojin temettu’ë të haxhit duhet të kryejë patjetër sa’jin midis Safës dhe Merues.

Sa’ji përbëhet nga shtatë xhiro, fillon me Safën dhe mbaron me Meruen.

 

8. Përshkrimi i sa’jit.

Drejtohet për në Safa. Kur i afrohet lexon ajetin: “Safa dhe Merueja janë shenja të qarta të fesë së Allahut. E për atë që e kryen haxhin a umren nuk është problem të ecë midis atyre të dyjave dhe kushdo që kryen një adhurim të mirë, atëherë padyshim që Allahu është Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur." El Bekare, 158. "Filloj me atë që Allahu ka filluar”. Kur ngjitet në Safa qëndron në drejtim të Kibles dhe thotë: “Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber! (Allahu është Më i Madhi, Allahu është Më i Madhi, Allahu është më i Madhi).

La ilahe il’lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumitu, ue hue ala kul’li shej’in kadir. La ilahe il’lallah, enxheze ua’dehu, ue nesare abdehu, ue hezemel ahzabe uahdehu -Nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut të Vetëm, për Të nuk ka ortak. Për Të është Sundimi dhe Falënderimi. Ai i ngjall dhe i vdes krijesat dhe për çdo gjë është i Aftë. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Ai e përmbushi premtimin, e ndihmoi robin e Tij, dhe i mundi i Vetëm partitë (grupacionet)." Këto i thotë tre herë duke bërë dua’ midis tyre për të mirën e kësaj Bote dhe të Botës tjetër aq sa ka mundësi.

 

9. Më pas drejtohet për në Merue e kur arrin te dy shenjat ( dy drita në formë shtylle) jeshile vrapon shpejtë, pa shtyrë a dëmtuar muslimanët. Kjo gjë është e veçantë për burrat e jo gratë, e kur i kalon ecën thjesht. Është e pëlqyer të shtojë dhikrin (përmendjen e Allahut), istigfarin (Estagfirullah: O Allah, më fal!), tesbihun (Subhanallah: I Pa të meta është Allahu), tahmidin (Elhamdulil’lah: Falënderimi i takon Allahut), dua’në dhe leximin e Kuranit.

 

10. Kur arrin në Merua qëndron në drejtim të Kibles dhe vepron ashtu siç veproi në Safa: e përsërit dhikrin tre herë dhe dua’në mes tij dhe po kështu përsërit atë që veproi kur zbriti nga Safaja për në Merua.

 

Përgatiti: Hariz Allkoçi

Burimi i Jetës

11.08.2018

fShare
13
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com