All for Joomla All for Webmasters

DHJETË DITËT MË TË MIRA TË VITIT

. Posted in Haxhi.

Pin It

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka ditë të tjera që të shpërblehen më shumë se këto dhjetë ditë. Këto janë dhjetë ditët e para të muajit dhul hixheh, por fatkeqësisht disa nga ne nuk e dinë.

Nëse do të jepej një njoftim ku shitej diçka me një çmim qesharak, do të shikonit radhë të tëra njerëzish duke pritur për të blerë. Atëherë të gjithë duhet të nxitojmë për të marrë këtë shpërblim të madh që Allahu na njofton. "Kush vjen shërbehet!"

Profeti alejhi selam ka thënë: "Asnjë vepër e mirë që bëhet në ditë të tjera nuk është më e mirë se sa ato që bëhen në këto ditë." Sahabët e pyetën: "As xhihadi në rrugë të Allahut?" Ai tha: "As xhihadi, përveç atij njeriu që rrezikon jetën dhe pasurinë e tij dhe kthehet me asnjërën prej tyre."1

Subhanallah, sa i mëshirshëm është Zoti ynë! Pra çfarë duhet të bëjmë?

Çdokush duhet të lexojë Kuran, të lexojë literaturë për rritjen e imanit, të ndihmojë fqinjët e tij muslimanë, të japë sadaka, qoftë edhe një buzëqeshje, të falë namazin në xhami, të agjërojë, të përmendë Allahun etj.

Profeti alejhi selam ka thënë: "Nuk ka ditë më të dashura tek Allahu që ju ta adhuroni atë se sa dhjetë ditët e dhul hixhes. Të agjërosh ndonjë ditë prej tyre është e barabartë me agjërimin e një viti dhe të falesh natën gjatë këtyre netëve është si të jesh falur gjatë natës së kadrit."2

 Nëse kemi mundësi të agjërojmë të paktën një ditë gjatë këtyre ditëve, do të kemi një vit agjërim të regjistruar për jetën tjetër.

Ibn Abasi thotë për ajetin: "Kujtojeni Allahun gjatë ditëve të njohura." 2/203 i referohet dhjetë ditëve të para të dhul hixhes. Ne duhet të themi: Allahu ekber, elhamdulilah, la ilahe il Allah, etj. Kështu ka thënë edhe Profeti alejhi selam për të vepruar gjatë këtyre ditëve. Nuk ka shumë për të pyetur sepse kjo është për të mirën tonë.

Dita e nëntë është dita e Arafatit dhe të gjithë duhet të përpiqemi ta agjërojmë këtë ditë, sepse Profeti alejhi selam ka thënë: "Është larje gjynahesh për vitin që kaloi dhe atë që vjen."3

Kështu, të dashur vëllezër dhe motra në Islam, mos i lini këto ditë të shkojnë pa marrë shpërblimin e madh që Allahu i lartësuar ju jep.

Allahu na faltë e na mëshiroftë!

Përktheu: M. Tafa

Burimijetes.com

29.11.2008

_________________

1. Transmeton Muslimi.

2. Transmeton Tirmidhiu.

3. Transmeton Muslimi.

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com